Policia izraelite rrëmbeu Shejh Salhabin dhe zëvendsin e tij në Jerusalem

Publikuar në Mars 16, 2019, 12:07 a.m.

Policia pushtuese izraelite rrëmbeu Shejh Abdul-Adhim Salhab, kreu i Këshillit Islamik të Vakfit dhe zëvendësin e tij, Shejh Naxheh Bukairat nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin e pushtuar.

Burimet lokale raportuan se forcat policore sulmuan shtëpinë e Shejh Salhabit në qytetin Beit Hanina, në veri të Jerusalemit dhe e morën në burg,  pa treguar se ku po e dërgonin.

Burimet shtuan se forcat policore gjithashtu rrëmbyen në të njëjtën kohë Shejh Bukaratin nga shtëpia e tij në qytetin Sur Baher, në jug të Jerusalemit.



Burimi : The Palestinian Information Center