Tetë vjet luftë në Siri

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:45 a.m.

Më shumë se 360.000 të vrarë në Siri, dëmet vlerësohen në mbi 400 miliard dollar, ndërsa janë 13 milion refugjatë brenda dhe jashtë Sirisë.

Tetë  vjet nga fillimi i luftës në Siri, presidenti sirian Bashar al Asad konsideron se ka arritur të mbijetojë në pushtet, por akoma regjimi sirian është i ballafaquar me shtetin e ndarë të shkatërruar nga lufta .

Nga 15 marsi i vitit 2011 kur nisi lufta në Siri, nesër bëhen plot 8 vite, ndërsa dëmet vlerësohen në 400 miliard dollar, më shumë se 13 milion refugjatë të shpërndarë brenda dhe jashtë Sirisë, ndërsa Damasku akoma është i ballafaquar  me sfida të shumta, gjersa 1/3 e territorit sirian është jashtë kontrollit qeveritar.

Pasojat e fitores së regjimit mbi kryengritësit rebel të armatosur muajt e fundit, sikurse edhe gjendja katastrofale ekonomike e kanë mbizotëruar frikën për sigurinë. Me shkallën e lartë të papunësisë, mungesën e energjisë elektrike dhe gazit, shumica e popullatës siriane jetojnë në varfëro, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

Ka rënë intensiteti i luftimeve dhe kalifati i vetëquajtur i grupit të armatosur të ISIS-it është buzë rrënjës, por konflikti u bë më kompleks për shkak të pranisë së “palëve të fuqishëm pjesëmarrës të cilët akoma konsiderojnë pjesë të mëdha” dhe ata do të mund të mbeteshin gjatë në Siri, ka theksuar hulumtuesi i Qendrës për sigurinë e re amerikane(Center for New American Security).

Në plan të parë janë Rusia dhe Irani, aleat të palëkundshëm të Damaskut, të cilëve i janë borxh për mbijetesën e  Sirisë, të cilët edhe më tutje janë prezent  në aspektin ushtarak në Siri.

Eksperti për konfliktin sirian Joshua Landis ka thënë se aktualisht në këtë shtet është në pah ndarja dhe dëshpërimi. Dy të tretat e vendit janë jashtë kontrollit qeveritar, në duart e milicive lokale të cilët i kanë krijuar shtetet e huaja.

Disa rajone mbesin në shënjestër të Damaskut, në mesin e të cilëve janë ato nën kontrollin e Kurdëve, të cilët i mbështet Washingtoni. Krahina e Idlibit e “mbron” marrëveshja ruso-turke e cila ka parandaluar ofensivën e Sirisë. Turqia i ka mbajt pikat kontrolluese dhe patrullimin në rajon si dhe prezencën e saj në disa qytete kufitare. Washingtoni ka vendos të mbajë 200 ushtar në Siri, pasi që kohë më parë ka paralajmëruar tërheqjen e 2000 ushtarëve të tij.



Burimi : Aljazeera Balkans