Netanjahu deklaron se Kanali Televiziv Al-Aksa është organizatë terroriste

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:22 a.m.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu nënshkroi të mërkurën një vendim që deklaron se kanali televiziv palestinez al-Aksa është si një "organizatë terroriste".

Gazeta Yedioth Ahronoth tha se vendimi i Netanjahut erdhi si reagim ndaj rekomandimeve të Shin Bet (Agjencisë së Sigurisë së Izraelit) dhe Byrosë Kombëtare kundër Terrorizmit të Ministrisë së Mbrojtjes për të deklaruar kanalin televiziv si një subjekt terrorist.

Shin Bet pohoi se Hamasi e përdori kanalin për të rekrutuar aktivistë të rinj dhe për të komunikuar fshehurazi me ta.

Bazuar në vendimin e Netanjahut, kushdo që punon për TV al-Aqsa do të konsiderohet anëtar i një organizate terroriste të jashtëligjshme.

Ushtria Pushtuese Izraelite kishte bombarduar selinë e kanalit televiziv palestinez gjatë agresioneve të ndryshme ushtarake në Rripin e Gazës, ku më së fundi ishte disa muaj më parë kur ndërtesa e Tv al-Aksa u shkatërrua nga bombardimet.



Burimi : The Palestinian Information Center