Komenti i Zarif mbi marrëveshjen Iran-Irak: U zhduk edhe njëra nga mbetjet e luftës së Sadamit

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:17 a.m.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif ka komentuar në lidhje me vendimin e administratave të Teheranit dhe Bagdadit për t'iu kthyer Traktatit Algjerian të vitit 1975, duke u shrpehur se: "Është zhdukur edhe njëra nga mbetjet e luftës së Sadamit .”

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Zarif ka komentuar në lidhje me vendimet e dy qeverive të marra pas  kontakteve të presidentit iranian Hassan Rouhani në Bagdad.

Zarif u shpreh se ata u pritën nga kryeministri irakian Adil Abdulmehdi, dhe tha se: “Sot udhëheqësit e të dy vendeve kanë publikuar një deklaratë të përbashkët historike. Do të zbatohet marrëveshja e vitit 1975 dhe lumi midis Irakut dhe Iranit do të pastrohet shpejt nga balta. Me këtë deklaratë, është zhdukur edhe njëra nga mbetjet e luftës së Sadamit.”

Në një deklaratë  të përbashkët të publikuar në lidhje me vendimet e dy qeverive të marra pas  kontakteve të presidentit iranian Hassan Rouhani në Bagdad, ishte thënë se: “Palët shprehën vendosmërinë e tyre për zbatimin e Marrëveshjes së Kufirit dhe Fqinjësisë së Mirë të datës 13 qershor 1975.”

Deklarata njoftoi gjithashtu se partitë vendosën të fillojnë pastrimin e përbashkët të lumit Shatt al-Arab.

"Marrëveshja Kufitare dhe Fqinjësisë së Mirë", e nënshkruar nga nënpresidenti i Republikës së Irakut, Saddam Hussein dhe Shahi i Iranit, Mohammad Reza Pehlevi në vitin 1975me ndërmjetësimin e Presidentit Algjerian, dhe e  njohur si Marrëveshja Algjeriane, përbëhej nga vizatimi i kufijve të tokës dhe kufijve të lumenjve në mes të dy vendeve. Por, në vitin 1980, Saddam Hussein kishte njoftuar se e kishte anuluar marrëveshjen në fjalë.



Burimi : Sputnik News