Dy mijë anëtarë të ISIS-it dorëzohen në SDG

Publikuar në Mars 14, 2019, 12:21 a.m.

2 mijë anëtarë të ISIS-it në fshatin Baguz në Sirinë lindore, janë dorëzuar tek Forcat Demokratike të Sirisë, së bashku me familjet e tyre.

Sipas raportit të Rusia al-Youm, 2 mijë militantë të ISIS-it janë dorëzuar së bashku me familjet e tyre, ndërsa vazhdojnë sulmet e Forcave Demokratike të Sirisë në fshatin Baguz i cili është rajoni i fundit që ka mbetur në duart e ISIS-it.

Në një deklaratë të bërë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari i Informacionit i Forcave Demokratike të Sirisë, Mustafa Bali u shpreh se: “Kur dorëzimi i anëtarëve të ISIS-it mbaron, konflikti fillon përsëri.”

Mustafa Bali deklaroi se humbjet në Baguz, e cila është pjesa e fundit e tokës në duart e ISIS-it, janë shumë afër dhe se numri i antarëve të dorëzuar të ISIS-it ka arritur në dy mijë.

Me pastrimin e fshatit Baguz i cili ka mbetur nën rrethim që një kohë të gjatë, ISIS-i i cili ishte paraqitur në vitin 2014, nuk do të ketë më dominim në asnjë pjesë të vendit.



Burimi : Yakın Doğu Haber