Forcat sioniste kanë vrarë dy të rinjë palestinez dhe kanë plagosur një tjetër në Ramallah

Publikuar në Mars 10, 2019, 12:15 a.m.

Ushtarët izraelit në Ramallah kanë vrarë dy palestinezë.

Ushtarët izraelit në Ramallah kanë vrarë dy palestinezë.

Forcat okupuese thanë se të rinjtë palestinez hodhën koktej molotov dhe u përpoqën të sulmojnë me makina dhe se dy ushtarë okupues u plagosën.

Faqja 0404 e regjimit pushtues, raportoi se tre të rinj palestinez sulmuan ushtarët e ushtrisë pushtuese dhe hodhën koktej molotov, ushtarët hapën zjarr mbi të rinjtë, dy të rinj u vranë dhe një u arrestua duke qenë i plagosur.

Ndërsa televizioni i regjimit pushtues njoftoi se dy ushtarë janë plagosur gjatë aktit të sulmit me makinë të zhvilluar në fshatin Kefer Nime, në perëndim të Ramallahut dhe se gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Në lajme u raportua se veprimi u krye nga tre të rinj, dy prej të cilëve u vranë dhe një u plagos.

Po ashtu u raportua se ushtarët e plagosur u dërguan në spital me helikopterë.

Zëdhënësi i ushtrisë pushtuese njoftoi se sulmi ishte një veprim mashtrues, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan se forcat okupuese e penguan ekipin e ndihmës së parë të Gjysmëhënës së Kuqe palestineze që të arrijë në vendin e ngjarjes.

U raportua se të rinjtë e plagosur palestinez  pritën për 4 orë.

Ndërkohë, ka pasur një konflikt në mes të forcave pushtuese dhe të rinjve palestinezë në hyrje të fshatit Kefer Nime.

Lëvizje Xhihadiste Islamike Palestineze tha në një deklaratë të bërë pas incidentit, se vrasja e dy palestinezëve në Ramallah nga ushtarët izraelit sionist, është një krim lufte.

Në një deklaratë të bërë nga zyrtari i Zyrës së Shtypit të Lëvizjes Xhihadiste Islamike, David Shihab, u tha se rregulli bazë për palestinezët është vullneti dhe mosdorëzimi, dhe se trupat izraelite kryejnë çdo ditë akte të tilla terroriste dhe përpiqen në çdo mënyrë për të penguar palestinezët.



Burimi : Tesnim News Agency