Udhëheqësi i Revolucionit bënë thirrje për mbrojtjen e mjedisit të gjelbër

Publikuar në Mars 9, 2019, 2:01 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayetullah Seyyid Ali Hamanei u shpreh se: “Çështja e ruajtjes së pemëve dhe bimësisë duhet të gjejë vendin e vërtet në kulturën e popullit.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayatollah Sayyed Ali Hamanei, mbolli dy fidanë në pasdite me rastin e  "Ditës së Mbjelljes së Pemëve".

Në një fjalim të bërë për të përkujtuar "Javën e Burimeve Natyrore", Udhëheqësi Revolucionar theksoi se mjedisi i vendit ka pësuar dëme të mëdha për shkak të moskujdesjes ndaj pyjeve, kullotave dhe bimësisë në vend, duke u shprehur se: “Çështja e ruajtjes së pemëve dhe bimësisë duhet të gjejë vendin e vërtet në kulturën e popullit.”

Udhëheqësi Revolucionar, i cili shpjegoi se në disa rajone, zonat e gjelbra ishin të dëmtuara me justifikimin e ndërtimeve, i kritikoi këto veprime dhe i këshilloi autoritetet përkatëse që të mos lejojnë dëmtimin e pemëve.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik i cili kritikoi edhe mbjelljen e disa pemëve të dëmshme në kuadër të luftës kundër shkretëtirëzimit, u shpreh se: “Duhet të tregohet kujdes për të mbrojtur pyjet dhe kullotat, dhe institucionet e tjera mbikëqyrëse, veçanërisht gjyqësori, duhet të parandalojnë sulmet ndaj pyjeve.”



Burimi : Mehr News Agency