Vendimi i Trump për të anuluar ‘raportin për viktima civile’

Publikuar në Mars 9, 2019, 12:43 a.m.

Presidenti i SHBA Trump ka hequr dekretin e sjellur nga Obama, për të raportuar në Kongres në lidhje me viktimat civile të shkaktuara nga SHBA-ja.

Trump shfuqizoi Dekretin Presidencial të Obamës të sjellur në vitin 2016, me titull “Politika amerikane për parandalimin e viktimave civile para dhe pas sulmit në operacionet ku janë të përfshira forcat amerikane".

Dekreti Presidencial i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk dha dhënë ndonjë informacion në lidhje me arsyen e heqjes së dekretit.

Mijëra civilë ishin vrarë gjatë periudhës së Obamës, veçanërisht në sulmet ajrore me automjetet ajrore pa pilot në Pakistan.

QË NJË KOHË TË GJATË PO DISKUTOHEN DËMET QË KA SHKAKTUAR SHBA-JA NDAJ CIVILËVE TË RAJONET SI IRAK DHE SIRI

Që një kohë të gjatë po diskutohet për viktimat e shumta civile që ka shkaktuar SHBA-ja në sulmet ajrore në rajone në ndryshme si Irak, Afganistan dhe Siri, jashtë fushave të konfliktit aktiv.

Dekreti Presidencial që kishte sjellur Obama me 1 korrik 2016, kishte vendosur një detyrim për Drejtorin Kombëtar të Inteligjencës të SHBA-së që të raportojë në Kongres në maj të çdo viti për "Sulmet ajrore të organizuara nga ushtria amerikane jashtë fushave të konfliktit aktiv" dhe  për "Viktimat civile lidhur me këto sulme".

Po ashtu, ligji për buxhetin e mbrojtjes, i njohur si Akti i Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes 2018 dhe 2019, i vendosi një detyrim ministrit të mbrojtjes së SHBA-së, që në maj të çdo viti të raportoj në Kongres për viktimat civile në të gjitha operacionet e SHBA-së.

Në Dekretin Presidencial të Trump, nuk ka asnjë rezolutë mbi dispozitat e Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, por vetëm  thuhet se "dispozitat e përgjithshme" të Dekretit Presidencial të Obamës janë hequr.

Kështu, administrata amerikane nuk do të raportojë më në Kongres për sulmet ajrore jashtë zonave të konfliktit aktiv dhe për viktimat civile të shkaktuara në këto sulme.



Burimi : Sputnik News