Hayat Tahrir al Sham vrau militantët e ISIS-it në Idlib

Publikuar në Mars 6, 2019, 3:48 a.m.

Hayat Tahrir al Sham i udhëhequr nga Fronti Nusra i Al Kaidës në qytetin e Idlibit të Sirisë, ka vrarë në mënyrë kolektive 10 militant të ISIS-it.

Konfliktet dhe konfrontimet në mes të organizatave xhihadiste në Siri po vazhdojnë.

Sipas infromacioneve të marra nga burimet e Ushtrisë së Lirë Siriane, Hayat Tahrir al Sham nën udhëheqjen e Frontit Nusra, muajin e kaluar ka vrarë 10 militant të ISIS-it. Dy ditë më parë ISIS kishte vendosur një automjet me bombë në qendër të qytetit të Idlibit para një lokali ku po hanin drekë militantët e Hayat Tahrir al Sham dhe si rezultat i shpërthimit, kishin humbur jetën 8 militant.

Pas kësaj, Hayat Tahrir al Sham kishte vrarë 10 anëtar të ISIS-it para lokalit Fuison. Militantët e Hayat Tahrir al Sham i vranë militantët e ISIS-it të cilët ishin dorëzuar dhe rreshtuar krah për krah.

Hayat Tahrir al Sham, në një deklaratë të bërë, e mori përsipër këtë incident. Në një deklaratë të bërë nga agjencia Ebaa e Hayat Tahrir al Sham, u tha se 10 persona të cilët u shpallën si anëtarë të ISIS u ekzekutuan si rezultat i vendimit “sy për sy, dhëmb për dhëmb”.

 Agjensia gjithashtu ofroi pamjet e njerëzve të ekzekutuar. Pamjet e publikuara përmbajnë skena të momenteve të ekzekutimit.



Burimi : Sputnik News