Humbja e SHBA-së është e sigurt

Publikuar në Mars 4, 2019, 11:24 p.m.

Komandanti i Forcave të Gardës Revolucionare të Jeruzalemit, Suleyman Kasimi tha se humbja e armikut përball  Republikës Islamike të Iranit është e sigurtë.

Duke folur në Kerman, në jug të vendit, komandant Suleymani u shpreh se presidenti amerikan po i poshtëron kombet çdokund duke shtuar se  spiritualiteti perandorak është pjesë e natyrës së armikut dhe se shpërfillja e interesave dhe përfitimeve të vendeve dhe kombeve është një nga arsyet për mposhtjen e armikut.

Duke vënë në dukje se shumë regjime në rajon janë të paligjshme, gjeneralmajor Sulejmani tha se edhe edhe këto qeveri flasin për të drejtat e njeriut.

Komandant Suleymani u shpreh se: “Po të mos kishte një grup të tillë si lëvizjet islamike, regjimi sionist nuk do të bënte gjithqka për armiqësinë e e tij me Iranin”, si dhe shtoi se sot armiku nuk mund të qëndroj as dy ditë përball Iranit.

Komandanti i Forcave Saudite, i cili vuri në dukje se Arabia Saudite u fye nga Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se për shkak të dobësisë së saj, Arabia Saudite ishte bërë e varur nga Shtetet e Bashkuara, por duhet të kishte ditur se Amerika do ti shkatërroj edhe ata, në rast të rrezikimit të interesave të saj.

Ndërsa në lidhje me mposhtjen e ISIS-it dhe largimin e amerikanëve nga Iraku, komandant Suleymani u shpreh se: “Fuqia që bashkon kombet myslimane dhe sulmon armikun është Islami.”



Burimi : Rast Haber