Netanjahu: Do të bëjmë çmos për Iranin

Publikuar në Mars 3, 2019, 1:39 a.m.

Duke argumentuar se Irani është kërcënimi më i madh në rajon, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se: "Ne do të bëjmë çmos për të eliminuar këtë kërcënim.”

Netanjahu u takua me presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin e Moskës. Duke folur në pjesën e hapur të takimit, Benjamin Netanyahu pretendoi se problemet në rajon u tejkaluan falë kontakteve të drejtpërdrejta që kishte me Putinin.

Netanjahu, i cili ka bërë akuza kundër Iranit, u shpreh se: “Irani dhe aleatët e saj janë kërcënimi më i madh në rajon. Ne do të bëjmë çmos për të eliminuar këtë kërcënim dhe për të parandaluar Iranin që të kërcënojë të na shkatërrojë.”

Putin tha se edhe nëse jo një masë të konsiderueshme, marrëdhëniet tregtare në mes të Izraelit dhe Rusisë po vazhdojnë të rriten, dhe u shpreh se: "Sigurisht është e rëndësishme që të trajtojmë situatën dhe çështjet e sigurisë në rajonin tonë.”

Shërbimi i shtypit i Kremlinit tha në një deklaratë se të dy liderët kishin diskutuar në lidhje me çështjen izraelito - palestineze dhe Sirinë, si dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.



Burimi : Rast Haber