Ushtria siriane përgatitet të nis operacione ushtarake në Idlib

Publikuar në Shk. 28, 2019, 1:48 a.m.

Mediat siriane njoftuan se ushtria është duke u përgatitur për të nisur një operacion ushtarak në Idlib dhe se trupat turke u tërhoqën nga disa pozicione në rajon.

Sipas gazetës Al Vatan të publikuar në Siri, ushtria siriane po përgatitet të nis një operacion ushtarak për të pastruar veriperëndim të vendit nga terroristët.

Në këtë gazetë u tha se si reagim ndaj shkeljes së marrëveshjes së Idlibit nga terroristët, ushtria siriane  ka dërguar më shumë pajisje ushtarake në rajon, dhe u njoftua se: Videot e publikuara nga përdoruesit e mediave sociale tregojnë se automjete të rënda që mbajnë pajisje të ndryshme ushtarake po lëvizin drejt Idlibit. Përveç kësaj, qindra ushtarë nga ushtria siriane u vendosën në një garnizon në Idlib për të luftuar terroristët.

Al Vatan po ashtu deklaroi se ushtria siriane po përgatitet të nis një operacion për të çrrënjosur Frontin Nusra në Idlib dhe pastaj ushtarët turq u tërhoqën nga disa pozita të tyre atje.



Burimi : Mehr News Agency