DSG dorëzon edhe 280 militantë të ISIS-it në Irak

Publikuar në Shk. 26, 2019, 9:36 p.m.

Ushtria irakiane ka njoftuar se kanë marrë nga Forcat Demokratike të Sirisë (DSG) 280 militantë të ISIS-it, me kombësi irakiane si dhe shtetas të huaj.

Operacioni i fundit kundër rrënojave të ISIS në lindje të Eufratit përfundoi javën e kaluar. Në një deklaratë të bërë për Reuters, një zyrtar ushtarak irakian konfirmoi se ditën e enjte, janë transferuar 150 militantë në territorin irakian, ndërsa dje, 130 militantë.

Është raportuar se në mesin e këtyre tyre kishte militantë me kombësi irakiane, po ashtu edhe militantë të huaj.

Ky është transferimi i parë i njohur ndërkombëtar i militantëve të huaj, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ata do mbahen të arrestuar në Irak.

Burimet ushtarake irakiane theksuan se transferimet e tilla duhet të rriten në kuadër të një marrëveshjeje mbi transferimin e një grupi prej 500 personash të mbajtur nga DSG në Siri.

Është raportuar se në procesin e transferimit që u zhvillua pranë kufirit sirian, në mesin e 280 militantëve të përmendur, ka pasur 14 qytetarë francezë dhe 6 militantë nga vende të ndryshme arabe.

DSG dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje. Kryetari i komunës së Al Qaim, në kufi me Irakun, Ahmad al-Mahallevi  tha në një deklaratë se disa nga militantët u transferuan së bashku me familjet e tyre.

Ka shqetësime në lidhje me atë se militantët e ISIS-it janë një kërcënim për sigurinë ndaj Irakut, ndërsa një numër i zyrtarëve thonë se kreu i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi ende mund të jetë i fshehur në rajon.



Burimi : Sputnik News