DOSJE E VEÇANTË: Veçoria Më E Rëndësishme E Predhës Dezful / Predhat Me Qitje Me Piketë Të Iranit Arrijnë Izraelin

Publikuar në Shk. 26, 2019, 9:28 p.m.

Këto predha u lëshuan vetëm disa minuta pasi erdhi vërtetimi, se në disa ndërtesa gjendeshin udhëheqësit e organizatës terroriste të ISIS-it, nga disa njerëz të lidhur me Forcat e Kudsit të Ushtrisë së Truprojave të Mbrojtjes së Revolucionit dhe e arritën objektivin në më pak se 10 minuta nga koha e cila ishte parashikuar. Sipas të dhënave të përftuara nga ana e shërbimit të fshehtë në këtë operacion të quajtur “Nata e Kadrit” u vranë më tepër se 170 terroristë në gjirin e të cilëve ishin të pranishëm dhe disa emra të rëndësishëm.

Pema pjellore e familjes së predhës me qitje me piketë të saktë Fatih-110 ende është duke i dhënë frytet e saj. Prodhimi i saj më i fundit është predha me emrin Dezful me rreze të mesme 1000 km. Kjo predhë e bërë e njohur në 40 vjetorin e Revolucionit Islam është një predhë me lëndë djegëse të ngurtë dhe duke marrë parasysh rrezen e saj ajo zë vend në kategorinë e predhës me rreze të mesme.

Me këtë veçori ajo i nxjerr nga fusha e veprimit predhat më të vjetra. Së bashku me bërjen të njohur të predhës Dezful në median kombëtare u bënë publike dhe pamjet e pjesës së montimit të fundit të njërës nga fabrikat nëntokësore. Në këtë vend krahas prodhimit të predhave Hurmuz 1 dhe 2 prodhoheshin dhe predhat Fatih-110 dhe kjo ishte një gjë e rëndësishme të paktën sa përftimi i teknologjisë e cila prodhonte predhat bashkëkohore Dezful dhe Hurremshehr.

Testimi me sukes i predhave të brezit të parë të quajtura Fatih-110, u bë i ditur zyrtarisht në shtator 2002. Në atë epokë Kryesia e Institucionit të Industrisë Hapësinore Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, kishte bërë të ditur se ishte hedhur një hap përpara në teknologjinë e lëndës djegëse të përbërë të ngurtë dhe testimi me sukses i drejtimit bashkëkohor i këtyre predhave dhe i sistemeve të kontrollit ishte në mesin e sukseseve më të rëndësishme.

Ai në shtesë shprehu kështu duke tërhequr vëmendjen në ndjeshmërinë në çështjen e saktësisë së synimeve të këtyre predhave: “Ne mund të themi me siguri të madhe se predha Fatih-110A është predha tokë-tokë me saktësinë më të lartë në botë. Ja pra kjo gjendje që në fillim ishte bërë shkak që predha Fatih-110A të quhej si predha me e cila zotëronte saktësinë më të lartë në mesin e predhave iraniane.

Nga filluam?

Ky mendimi i predhës, për të shtënë në zotërim armë me rreze të shkurtër dhe me lëndë djegëse të ngurtë, u paraqit si bashkimi i raketës Zilzal me predhën Tunder-69 nga ana e Dëshmor Muhammed Tehrani Mukkademit. Raketa Zilzal ishte një model i përshtatshëm me lëndë djegëse të ngurtë dhe në disa raste arrinte rrezen 200 km e cila kishte aftësi për të bartur disa qindra kilogramë të kokave luftarake dhe e cila përballonte nevojën e predhës së saktë dhe të shpejtë.

Ato ishin në zotërim të ndjeshmërisë së saktësisë më të lartë, si pasojë e dhënies së mundësisë për ndreqjen e gabimeve të lëvizjes, me qëllim që të arrinin koordinatat e përcaktuara deri në fund të udhëtimit, falë sistemeve të larmishme të drejtimit e kontrollit dhe nga sipërfaqja e kontrollit.

Këto aftësi të cilat gjenden në predhat e lartpërmendura pavarësisht problemeve të shumëllojshme ishin bërë shkak që të prodhoheshin jashtë. Megjithatë Tunder-69 në shtytjen e parë përdorte lëndë djegëse të ngurtë, ndërsa në shtytjen thelbësore ajo përdorte lëndë djegëse të lëngshme; për këtë arsye ajo kishte probleme si predhat tokë-tokë me lëndë djegëse të lëngshme siç janë Scud dhe Shehab. Për këtë arsye shkrirja e saj me një raketë me lëndë djegëse të ngurtë me aftësi të sakta drejtimi ishte shpresëdhënëse në çështjen e arritjes së sistemeve të dëshirueshme.

Brezi i parë i predhave Fatih-110 u përcaktua si 200 km, brezi i dytë 250 km, ndërsa brezi i tretë dhe i katërt 300 km. Ndryshimet e brezave të tretë dhe të katërt të predhave Fatih-110, ishin gjëra të tilla si raportet e ndjeshmërisë dhe saktësisë, shtimi i gjatësisë jetëgjatësisë së predhës, shkurtimi i kohës së përgatitjes së vendosjes dhe lëshimit, shkurtimi i kohës së testimit përpara lëshimit dhe shpejtësia e daljes në skenë të lëshimit nga lëshuesi.

Nga Fatihu Tek Hurmuzi Dhe Dhulfikari

Brezat e ndryshëm të zhvilluar Fatih-110 dhe shembujt e  zhvilluar kundër anijeve, nga të cilat veçojmë predhat e quajtura Halixh-i Fars dhe predhat e quajtura Hurmuz 1 dhe Hurmuz 2, të cilat gjithashtu përdoren kundër anijeve dhe radarëve -dhe që të tria këto kanë rreze 300 km- janë plotësisht të ngjashme me Fatih-110 në këndvështrimin e të përbërjes (konfigurimit). Koka luftarake e këtyre predhave, sipas rasteve të ndryshme është bërë e ditur se bart mes 450 dhe 650 kg, 3 mach për predhën Halixh-i Fars në shpejtësinë e saj më të madhe, për rastet e tjera 5 mach dhe përqindja e gabimit në saktësi është më pak se 5 m.

Koha e fluturimit e predhave Fatih-110, është llogaritur rreth 5 minuta afërsisht në largësinë më të madhe dhe në këtë kohë qitja e predhës dhe në rast se zbulohet operacioni, kjo i jep një rast shumë të vogël armikut për të dhënë një kundërpërgjigje. Krahas kësaj si pasojë e qenies së vogël të përmasave dhe lëshuesve të predhave gjasa që ato të zbulohen përpara se të hidhen është tej mase e ulët.Brezi i katërt disa vite pas bërjes së njohur në vitin 2011, brezi pasardhës i quajtur Fatih-313 u bë i njohur në vitin 2015 dhe rrezja e saj u ngrit në 500 km.

Kjo predhë në krahasim me rastet e mëparshme zotëronte disa ndryshime të vogla në krahët drejtpeshues. Sipas asaj që u bë e ditur gjatë bërjes publike në këto predha përveç trungut të arkitekturës iu ishte shtuar depozita e lëndës djegëse të ngurtë në shtytje dhe për më tepër sistemet e shtytjes dhe kontrollit dhe në fund ishin përdorur sistemet e reja lundrimit. Me këtë në testimet e kryera është dëshmuar se ka fituar aftësi saktësie në goditjen e synimeve në shkallën e qitjes me piketë.

Një vit më vonë në Javën e Mbrojtjes së Shenjtë, u bë një kapërcim në fushën e predhave taktike me rreze të shkurtër me lëndë djegëse të ngurtë dhe u bë i njohur predha e quajtur Dhulfikar. Ndonëse kjo predhë është projektuar në shkallën taktike më pas u kuptua se kishte dhe ndikime strategjike. Kjo predhë u bë e njohur si një predhë e cila zotëronte rreze 700 km dhe bartje të 579 kg të kokës luftarake. Pamjet e bëra publike të kësaj predhe më 25 shtator 2016 treguan se Dhulfikari e ka përfunduar etapat e testimit në heshtje dhe ishte dhënë nën urdhrat e Komandës Ajrore Hapësinore të Ushtrisë së Truprojave të Revolucionit.

Në shtesë me anë të një krëhëri të pamjes së nxehtësisë në verën e 2018 u bë i diturnjë brez i ri predhash të quajtura Fatih-i Mubin. Kur krahasohet me anët e ndryshme kjo predhë i ngjan rrezes së brezit të fundit të predhës Fatih-110 dhe kuptohet se ajo zotëron një rreze 300 km. Në këtë predhë është përdorur një krëhër i ri dhe i zhvilluar dhe kjo e bën Fatih-i Mubinin të fuqishëm për sa i përket çështjes së gjetjes së objektivit ditën, natën, në çdo kusht të motit dhe si në tokë dhe në det. Në kohën kur kjo predhë e bë zyrtare ministri i mbrojtjes kishte cekur dhe këto aftësi të këtij krëhëri të zhvilluar i cili gjendej në predha si Dhulfikari.

Predha Dezful e cila është përftuar me zhvillimin e predhës Dhulfikar e cila është prodhimi më i ri predhës së vendit u bë i njohur më 7 shkurt 2019. Në fakt është e mundur që këto dy predha të futen në të njëjtën kategori si një brez i vetëm dhe veçoritë e dukshme të të dyjave së bashku me ndryshimet e familjes Fatih-110 mund të nënvizohen bashkë. Të tëra predhat e familjes Fatih dhe Dhulfikar dhe Dezful të cilët janë brezat e saj të rinjzotërojnë aftësinë e kontrollit deri në çastin e fundit në të cilin godasin objektivin.

Veçoritë Teknike Dhe Operacionale Më Të Rëndësishme Të Predhës Dezful

Kur pamjet e predhës së brezit të katërt Fatih-110 u krahasuan me predhat Dhulfikar dhe Dezful të lëshuara në stërvitjen ushtarake “I Dërguari i Lartë” vihet re se ajo është më e gjatë dhe më e gjërë në raport me predhat e reja. Sipas të dhënave të bëra publike rreth predhës Dhulfikar shënohet se gjatësia e kësaj predhe është 10.3 m, gjërësia 68 cm. Kështu që në krahasim me predhën Fatih-110 vihet re një shtesë përkatësisht 17 % dhe 11 %.

Me sa vihet re diametri i trungut i predhës Dezful, është ruajtur në mënyrë të ngjashme me atë të predhës Dhulfikar; por gjatësia e predhës është shtuar pakëz në krahasim me të. Ky shtim i gjatësisë vihet re qartësisht në pjesën e kokës luftarake. Sërish është e qartë se shtimi i gjatësisë në pjesën e trungut të Dezfulit ka shtuar shpenzimin e lëndës djegëse të ngurtë në shtytje.

Dhulfikari me peshë 4620 kg, është rreth 39 % më e rëndë se Fatih-110. Dezfuli dhe Dhulfikari në krahasim me brezat e Fatihut vihen re ndryshime jo vetëm në gjatësi por dhe në projektimin e pjesëve të drejtimit. Një tjetër pikë e rëndësishme është ndryshimi në majat e Dhulfikarit dhe Dezfulit. Kur shikojmë burimet prestigjioze që kanë të bëjnë me teknologjitë e predhave në internet vihet re se kjo formë, në rast se shpejtësia e predhave është supersonike (5 herë më e shpejtë se zëri) atëherë përdoret sistemi i hundës me majë të shtypur me qëllim që të pakësojë nxehtësinë e prodhimit në këto shpejtësi. Kjo siguron që të përcillet sa më pak nxehtësi në predhë. Për më tepër në këtë projektim përdoren lëndë të cilat asgjësohen me ndikimin e nxehtësisë dhe kështu pjesët e pasme mbeten të sigurta. Fotografitë në lidhje me predhat Dhulfikar dhe Dezful vënë theksin mbi këtë çështje.

Në një stil të ngjashëm me këtë, në krahët e kontrollit të predhave Dhulfikar dhe Dezful vihet re se janë bërë ndryshime në krahasim me Fatih-110. Një tjetër pikë e rëndësishme është se krahët të cilat e bëjnë të qëndrueshme predhën, tregojnë se deri përpara se të ndahen nga trungu tregojnë se Dezfuli ka fituar një shpejtësi më të lartë të tërësishme me Dhulfikarin.

Si rrjedhojë shpejtësitë e predhave Dhulfikar dhe Dezful, janë më të larta se brezat e vjetër të predhave Fatih-110, e cila arrin shpejtësinë 1.5 km në sekondë (afërsisht 5 herë më e shpejtë se zëri ose supersonike). Natyrisht se çështja e heqjes nga dora e rastit të dhënies kundërpërgjigje të armikut është e rëndësishme në një rreze të gjatë se predhat Dhulfikar dhe në një rreze jo tepër të gjatë se predhat Fatih-110. Ka gjasa që në shtesë të lëshuesve të vetëm tradicionalë Dezfuli do të përdorë dhe lëshuesit e dyfishtë me katër drejtime të zhvilluara për Dhulfikarin.

Një Mesazh I Rëndësishëm Ndaj Atyre Të Cilëve Iu Drejtohet Dezfuli Është Koka E Zhvilluar

Një tjetër ndryshim i cili i dallon predhat Dhulfikar dhe Dezful nga aftësitë e predhave të tjera me rreze të shkurtër dhe të mesme është shkëputja e kokave luftarake nga ato. Në fakt këto dy predha, punojnë në mënyrë të ngjashme me predhat balistike me rreze të mesme dhe të gjatë në këtë këndvështrim.

Kjo gjendje zvogëlon gabimin në qitje të lidhjes së kokës luftarake me trungun në etapën përfundimtare të sulmit dhe ndikimet negative të rrezes së predhës, zvogëlon mundësinë e shikimit të predhës dhe gjasën e qitjes së kokës luftarake të predhave të mbrojtjes ajrore të armikut.

Sipas pamjeve të shfaqura në televizon u bë e ditur se përqindja e gabueshmërisë së predhave Dhulfikar është më pak se 10 m. Kjo dukuri i jep mundësinë që predha të përdoret në drejtim të objektivave si vende, radarë, etj.

Duke patur parasysh se Irani zotëron qitje me piketë të cilat janë disa metra me rreze më të gjatë se sa predhat Dhulfikar të prodhuara në Iran natyrisht mund të thuhet se aftësia e qitjes me piketë e predhave Dezful dhe gjasa e aftësisë së goditjes të jenëmë të afërta se sa 10 m.

Ashtu siç kuptohet nga pamjet grafike të botuara në lidhje me punimin e predhës Dhulfikar është se ajo përfiton dhe nga një shtytës veçues pasi pjesa e kokës luftarake shkëputet nga trungu. Në fakt burimet zyrtare, ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim të tillë për sa i përket Dhulfikarit; por në rast se Dhulfikari e ka një aftësi të tillë atëherë kjo aftësi është e pranishme patjetër dhe në Dezful i cili është modeli i zhvilluar i Dhulfikarit.

Njëra nga ndryshimet e Dhulfikarit me Dezfulit është ndryshimi i formës së pjesës së përparme të kokës luftarake të Dezfulit. Pjesa e kokës luftarake të Dezfulit është më e mprehtëse sa ajo e Dhulfikarit. Njëra nga shkaqet e saj mund të ketë të bëjë me çështjen e qëndrueshmërisë. Duke përdorur këtu thënien e Komandës së Forcave Hapësinore Ajrore të Truprojave të Revolucionit, ndonëse gjenden lëndë plasëse në sasi të njëjtë në predhat Dezful dhe Dhulfikar, duke qenë se predha e re (Dezful) përdor lëndë plasëse më të zhvilluara fuqia shkatërruese e saj është sa dyfishi i Dhulfikarit.

Një tjetër çështje në predhën Dezful është lloji i ngjyrës i përdorur në trungun e saj. Në pamjet filmike të cilat shfaqin se në njërën nga predhat e cila është duke u montuar vihet re se është përdorur një lloj ngjyre gri e cila thith valët e radarit e cila përdoret në avionët bashkëkohorë të Perëndimit. Në rast se ky parashikim është i vërtetë atëherë kemi të bëjmë më një predhë Dezful e cila ka zvogëluar pasqyrimin e saj në radar duke përdorur këtë lloj ngjyre si dhe ka asgjësuar gjasën e zbulimit nga ana e sistemeve ajrore armike të saj.

Në të njëjtën mënyrë nga pamjet filmike të cilat kanë të bëjnë me fabrikën në të cilën është prodhuar predha Dezful kuptohet se etapa e montimit të këtyre predhave është bërë me një kujdes të madh. Para se të kalonte jo më shumë se një vit nga bërja publike e predhës Dhulfikar, këto predha u përdorën në operacionin e quajtur “Nata e Kadrit” kundrejt bazave të ISIS-it, në qytetin Dejr Zur në Siri nga ana e Ushtrisë së Truprojave të Revolucionit më 18 qershor 2017 kundër ISIS-it, i cili kishte kryer sulme terroriste ndaj varrit të Imam Humejnit dhe kuvendit. Në këtë operacion të kryer me shpejtësinë e rrufesë u përdorën 4 predha Dhulfikar dhe dy predha Kijam. Të tëra këto predha i goditën me një saktësi të plotë objektivat e tyre të cilat ishin përcaktuar më parë pra ndërtesat të cilat elementet e ISIS-it i përdornin si vende mbledhjeje.

Me këtë sulm jo vetëm që u bë e ditur fuqia e operacionit me predha, por u vërtetua në një mënyrë publike saktësia e qitjes së lartë të predhave iraniane, funksionaliteti i tyre ne fushëbetejë, fillimi i përdorimit të predhave të reja të quajtura Dhulfikar, zotërimi i kokës luftarake të komanduara të predhave Kijam të cilat zotërojnë saktësinë e goditjes së lartë të qitjes me piketë.

Këto predha u lëshuan nga qyteti i Kirmanshahut (rajoni i Kurdistanit) të Iranit dhe përshkuan një largësi mes 600 dhe 670 km. Saktësitë e objektivave të parashikuara të predhave, u përcollën në transmetim të drejtpërdrejtë nga ana e avionëve pa pilot, në qendrën e komandës së Truprojave të Revolucionit në Iran. Pas përfundimit të operacionit këto pamje iu shfaqën qartësisht publikut.

Këto predha u lëshuan vetëm disa minuta pasi erdhi vërtetimi, se në disa ndërtesa gjendeshin udhëheqësit e organizatës terroriste të ISIS-it, nga disa njerëz të lidhur me Forcat e Kudsit të Ushtrisë së Truprojave të Mbrojtjes së Revolucionit dhe e arritën objektivin në më pak se 10 minuta nga koha e cila ishte parashikuar. Sipas të dhënave të përftuara nga ana e shërbimit të fshehtë në këtë operacion të quajtur “Nata e Kadrit” u vranë më tepër se 170 terroristë në gjirin e të cilëve ishin të pranishëm dhe disa emra të rëndësishëm.

Pavarësisht këtij paralajmërimi të ashpër të kryer ndaj terroristëve të ISIS-it, SHBA-ja vrastare dhe regjimet e prapambetura të të rajonit, nuk nxorrën mësimin e duhur nga ky paralajmërim dhe kryen një sulm të ri të pabesë në ceremoninë e parakalimit zyrtar të zhvilluar në qytetin e Ahvazit më 22 shtator 2018. Afërsisht dhjetë ditë pas këtij sulmi, Forcat Hapësinore Ajrore të Truprojave të Revolucionit, duke zhvilluar një operacion të shumëllojshëm të quajtur “Goditja e Muharremit”, në të cilin morën pjesë predhat dhe avionët pa pilot, i goditën bazat terroriste në lindje të Eufratit në Siri, me katër predha Dhulfikar dhe me dy predha Kijam. Predhat i shkatërruan me një saktësi të plotë ndërtesat e përforcuara në të cilat gjendeshin udhëheqësit terroristë dhe objektivat e tjera.

A Arrin Dezfuli Në Izrael?

Këto dy sulme treguan se Dhulfikari është një predhë e gatshme për luftë me aftësinë e shpejtësisë dhe sigurisë, në këtë drejtim këto predha mund të llogaritet dhe për sulmet befasuese. Si rrjedhojë me përvojën e predhave Dhulfikar dhe me predhat Dezful të cilat janë forma e zhvilluar e brezit të predhave Fatih dhe predhat e tjera me rreze më të gjatë do të jenë një plumb i fshehtë për armiqtë e Iranit.

Predha Dezful 1000 km, me afërsisht 42 % rreze më të gjatë, e godet me lehtësi qytetin e Haifës i cili ka një rëndësi strategjike në trojet nën pushtim. Nëse rrezja e saj do të jetë pak më tepër se 1000 km atëherë ajo me siguri mund të godasë Tel Avivin. Kur kjo predhë do të arrin rrezen 1118 km dhe kur të lëshohet nga ana perëndimore e Iranit ajo mund të godasë çdo pikë të trojeve të cilat janë nën pushtim.

Duke përdorur këtu thënien e Komandës së Forcave Hapësinore Ajrore të Truprojave të Revolucionit predhat Dezful bëhen të gatshme që të lëshohen brenda 5-6 minutash. Predhat Dezful dhe Dhulfikar me rrezet e tyre 1000 km dhe 700 km në të vërtetë i ka lënë pas predhat ruse Iskender. Predhat Iskender janë ato predha për të cilat perëndimorët kanë shprehur se “iranianët një herë e një kohë ishin vënë pas këtyre predhave; megjithatë në sajë të besimit të ekspertëve të tyre ata kanë prodhuar predhat Fatih-110 dhe shembujt e tjerë të tyre”.

Në të ardhmen pritet që të vihen në jetë dhe në predhat Dhulfikar dhe Dezful aftësitë e predhave Hurmuz 1 dhe Hurmuz 2 të cilat zotërojnë veçoritë e krehësit optik kundër anijeve dhe kundër radarëve. Në këtë mënyrë ne do të jemi dëshmitarë të predhave me rreze 700 dhe 1000 km kundër anijeve dhe kundër radarëve anijeve.

Me vënien të në jetë të kësaj, mjetet ajrore mbi aeroplanmbajtëset e armikut dhe rampat e predhave të udhëtimit mbi distroierët (luftanijet) e armikut, do të mbeten të detyruara që të fillojnë detyrën 700 dhe 1000 km larg kufirit iranian dhe kjo gjë do të zvogëlojë aftësinë e ndikimit të tyre brenda vendit (natyrisht nëse e marrim si të mirëqenë se ato do tëkenë kaluar sistemet e mbrojtjes ajrore në kufi).

Një herë e një kohë armiku kishte lëshuar më tepër se 1000 predha në qytetin Dezful për të thyer qëndresën e Iranit; por sot predha Dezful është e gatshme që të asgjësojë armikun i cili gjendet përtej 1000 km.



Burimi : mashreghnews.ir / Medya Şafak