Për herë të parë që nga fillimi i luftës së Sirisë: Assad takohet me Rouhanin në Iran

Publikuar në Shk. 26, 2019, 12:10 a.m.

Është raportuar se në kuadër të vizitës së presidentit sirian Bashar Al Assad në Teheran, ai është takuar me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe të dy liderët kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rezultatet e samitit të Soçit të bërë në mes të vendeve garantuese të armëpushimit në Siri.

Presidenti sirian Bashar al Assad, për herë të parë që nga fillimi i luftës së Sirisë, ka zhvilluar një vizitë pune në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

JANË DISKUTUAR MARRËDHËNIET DYPALËSHE DHE REZULTATET E SAMITIT TË SOÇIT

Në një deklaratë të Zyrës së Shtypit të Presidencës Siriane, u tha se presidenti sirian Bashar Al Assad është takuar me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe të dy liderët kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rezultatet e samitit të Soçit të bërë në mes të vendeve garantuese të armëpushimit në Siri.

Në këtë deklaratë u tha se Rouhani dhe Assad shprehën kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve në mes të  dy vendeve dhe ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e tyre në të gjitha nivelet, u vu në dukje se: “Rouhani theksoi se Teherani do të vazhdojë t'i japë Sirisë gjithçka që është e nevojshme për të përfunduar luftën kundër terrorizmit dhe për të filluar rindërtimin e vendit.”

Në deklaratë po ashtu u tha se Assad shprehu mirënjohjen e tij ndaj Rouhanit dhe popullit iranian për mbështetjen e tyre ndaj qeverisë legjitime të Sirisë, dhe se: “Rouhani informoi Asadin në lidhje me rezultatet e samitit të Soçit dhe palët ranë dakord për të ruajtur integritetin territorial, pavarësinë dhe legjitimitetin e Sirisë dhe për të arritur përparimin e dëshiruar për t'i dhënë fund terrorizmit në të gjitha territoret e saj.”

ASSAD U TAKUA EDHE ME HAMANEYIN

Deklarata gjithashtu theksoi se Assad u takua edhe me udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe se palët në takim theksuan se duan të vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e disa vendeve perëndimore për përshkallëzimin e  tensioneve dhe përpjekjeve të tyre për të sjellë kaos në Siri dhe Iran, veçanërisht në rajon.



Burimi : Sputnik News