SHBA transporton 10 kamion me antarë të ISIS-it në Irak

Publikuar në Shk. 25, 2019, 1 a.m.

Është raportuar se janë dërguar nga Siria në Irak 10 kamion të koalicionit nën udhëheqjen e Amerikës,  të cilët bartnin anëtarë të ISIS-it.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dy zyrtar ushtarak të Irakut kanë thënë se këta anëtarë të ISIS-it të cilët janë sjellur me kamion nga Siria, ishin grupi i parë që planifikohej t'i dorëzohej ushtrisë irakiane.

Sipas këtyre burimeve ushtarake irakiane, në kuadër të marrëveshjes së arritur në mes të palëve, gjithsej 502 anëtarë të ISIS-it do t’i dorëzohen ushtrisë irakiane.

Prefekti i  qarkut al Kaim të provincës al Enbarit në Irak, Ahmad al Mahlavi u shpreh se edhe disa nga familjet e anëtarëve të ISIS-it janë sjellur në Irak.

Në një deklaratë për Reutesr, Mahlavi njoftoi se: “Këtë mëngjes, 10 kamionë që bartnin anëtarët e ISIS-it dhe familjet e tyre kanë hyrë nga territori i Sirisë në Irak. Forcat Demokratike të Sirisë i dorëzuan ata në ushtrinë e Irakut.”

Mahlavi, i cili deklaroi se shumica e anëtarëve të ISIS ishin irakian, tha se konvoji ishte mbajtur nën masa strikte të sigurisë.

Forcat Demokratike të Sirisë kanë deklaruar se në Siri janë kapur 800 anëtarë të huaj të ISIS-it dhe se në kampe janë gjetur  më shumë se 2 mijë persona nga  familjet e anëtarëve të ISIS-it.

 Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA së fundmi kishin marrë nga ISIS-i rajonin al Baguz afër kufirit të Sirisë me Irakun.

Ndërkohë, është raportuar se 50 kamionë që i përkasin ushtrisë amerikane nga al Baguz kanë transportuar më shumë se 2,000 persona anëtarë të ISIS-it dhe familjarë të tyre, drejt një vendi të panjohur.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me qendër në Londër tha në një deklaratë, se kamionët në fjalë janë parë duke lëvizuar nga Siria në Irak.



Burimi : Yakın Doğu Haber