Teksti i papublikuar i Kashogit:Apel për pajtimin e Sauditëve dhe Iranianëve

Publikuar në Shk. 22, 2019, 2:03 a.m.

Gazetari saudit ka punuar në promovimin e pajtimit në mes popullit saudit dhe iranian para se të vritej në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Portali britanik Middle East(MEE) ka zbuluar se gazetari saudit Xhemal Kashogi në artikullin e vet i cili nuk e ka parë dritën e ditës ka dërguar apel Riadit dhe Teheranit që të ndërpresin të përzihen në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

Middle East sqaron se thirrja e Kashogit ishte në artikullin e papërfunduar në të cilin ka filluar të punojë në fillim të vitit 2018 në bashkëpunim me luftëtarin e njohur iranian për drejtat e njeriut.

Në raportin e Middle East theksohet se gazetari saudit ka punuar në promovimin e pajtimit në mes popullit saudit dhe iranian para se të vritej në konsullatën e shtetit të tij saudit në Stamboll me 2 tetor të vitit të kaluar.

Në atë tekst, sikurse cek MEE, gazetari saudit i cili ka jetuar në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thirr të gjitha organizatat e shoqërisë civile të të dyja vendeve  të jenë”zërat e arsyes dhe përmbajtjes” bile nëse edhe qeveritë rrezikojnë konflikt të hapur.

“Qeveritë tona janë mbërthyer në qëndrimet e tyre dhe përgjojnë rrezikshëm njëra tjetrën, që do të mund të shndërrohet së shpejti në diç më keqe”, cek portali britanik disa deklarata nga teksti i papërfunduar të Kashogit.

MEE thekson se së shpejti do të publikojë tekstin përfundimtar të shkrimit me lejen e luftëtarit Iranian për drejtat njerëzore, i cili në fund ka refuzuar të vendos emrin e tij në artikullin e përbashkët, por ka dhënë pëlqimin që Kashogi ta publikojë nën emrin e tij.

Përmbajtja e artikullit është harmonizuar gjatë takimit tri orësh dhe shkëmbimit të mëvonshëm të e-maileve në dhjetor të vitit 2017 dhe 2018, sipas fjalëve të një miku të Kashogit i cili i bashkoi të dy autorët dhe ishte i kyçur në përpilimin e tekstit.

Në artikullin e papërfunduar apelohet në qeveritë e Arabisë Saudite dhe Iranit që të “ fillojnë të respektojnë drejtat e qytetarëve në shtetet e tyre”, dhe se theksojnë  se të dy kanë dëshmuar me protesta serioze kundër udhëheqjes së shteteve të tyre.

Në raportin e vet, MEE thekson se në artikull janë paraqitur kritikat e fuqishme të cilët fokusohen në ndërhyrjen e Riadit dhe Teheranit në çështjet e vendeve të rajonit.

Autori i artikullit kanë shkruar se Iranin në Siri” ka dërguar trupat e tij dhe ka ofruar mbështetjen financiare që të ndihmohet tirani përgjegjës për vrasjen e qindra mijëra qytetarëve të tij”.

Në Jemen Arabia Saudite ka filluar”fushatën e pamëshirshme dhe jo selektive të bombardimit e cila për më tepër ka përkeqësuar shtetrrethimin mizor të tërë vendit”.

Artikulli është parë si hapi i parë drejt përmirësimit të komunikimeve dhe dialogut në mes bashkësive saudite dhe iraniane në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas fjalëve të mikut i cili ka dashtë të mbetet anonim, cek MEE-ja.

Megjithatë projekti ishte tepër i komplikuar për shkak të problemeve të sigurisë, cek MEE-ja. Në atë kohë Kashogi ishte akoma konsideruar i afërt me qeverinë e Arabisë Saudite, për shkak të cilit iranianet e caktuar në ekzil konsideronin se akoma është rrezik të shoqërohen publikisht me të.

Në e-meilin të cilin janarin e kaluar e ka pranuar portali MEE Kashogi ka shkruar se synon të publikojë këtë artikull dhe pas përpunimit do ta dërgojë Washington Postit për cilin ka shkruar si kolumnist i rregulltë.

Por, artikulli kurrë nuk ka përfunduar pasi që autori i tij është vrarë në incidentin e njohur me jehon në tërë botën, për të cilin akoma edhe më tej gumëzhijnë mediat botërore.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS