Mijëra jemenas protestojnë në rrugë

Publikuar në Shk. 19, 2019, 12:49 p.m.

Në krahinat e ndryshme të Jemenit është protestuar ndaj përpjekjes së qeverisë së mëparshme të këtij vendi për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Sipas kanalit të lajmeve El Mesire, sot me ftesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ansarullahut, Abdulmelik Bedreddin Husi, populli i Jemenit ka organizuar një protestë me titull “larg nga tradhëtarët”.

Jemenasit, të cilët morën pjesë në aksionet anti sioniste, bartnin posterat e Husit së bashku me flamujt e Palestinës dhe Jemenit, me slogane mbështetëse ndaj Palestinës dhe Jeruzalemit.

Në një fjalim drejtuar aktivistëve, kreu i Ansarullahut Yusuf Fish u shpreh se se kombi jemenas nuk do t'i fal ata të cilët u përpoqën të krijojnë marrëdhënie me Izraelin.

Populi i Jemenit ishte zemëruar nga fakti se ish ministri i jashtëm i Jemenit, Khaled al Yemani ishte ulur pranë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në koneferncën e mbajtur në Varshavë, ditën e enjte.



Burimi : Rast Haber