Shoqata Botërore e Dijetarëve Musliman reagon ndaj normalizimit me Izraelin

Publikuar në Shk. 19, 2019, 12:46 p.m.

Shoqata Botërore e Dijetarëve Musliman ka dënuar takimin e zyrtarëve të vendeve arabe me kryeministrin e Izraelit, i cili ka pushtuar terroritorin e Palestinës dhe Jeruzalemin.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shoqata Botërore e Dijetarëve Musliman,  u tha se në konferencën me titull “Mbështetja e së Ardhmes së Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme", të mbajtur në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë më 13 - 14 Shkurt, shumë zyrtarë të vendeve arabe janë takuar me kryeministrin e Izraelit i cili ka pushtuar terroritorin e Palestinës dhe Jeruzalemin, ka vrarë fëmijët e tyre, ka rrethuara qytetet e tyre, dhe me mbështetjen e SHBA-së, ka jahudizuar Jeruzalemin.

Deklarata e dënoi këtë situatë e cila shkaktoi trishtim të madh, duke vlerësuar se: “Ata arab të cilët morën pjesë në konferencë harruan gjithçka që Izraeli ka bërë dhe që po bënë në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe vende tjera.”

Thuhet se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i quajti këto zhvillime një "gjuajtje historik" dhe i kërkoi sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara që të punoj për interesat e përbashkëta të Izraelit dhe të arabëve.

Është vënë në dukje se disa zyrtarë arab me shprehjet e tyre diplomatike, kanë miratuar ato që forca pushtuese e Izraelit ka bërë në Palestinë dhe Siri, ndërsa kanë dënuar atë që kanë bërë kryengritësit nën bllokadë.

Thirrja për “mos heqje dorë nga Jeruzalemi dhe Palestina”

Në deklaratën e cila argumentoi se këto veprime kishin për qëllim bindjen e SHBA-së dhe Izraelit për të goditur Iranin, bëri thirrje për “mos heqje dorë nga Jeruzalemi dhe Palestina”.

Në këtë deklaratë u tha se në rast të goditjes së Iranit, Gjiri dhe Gadishulli Arabik do të zvarriten në një kaos shkatërrues.

Është raportuar se siguria e botës islame, duke përfshirë edhe rajonin, me siguri nuk do të zhvillohet në bashkëpunim me armikun okupues i cili ka parullën "Nga Nili deri në Eufrat" dhe se armiku dëshiron të kthehet në territorin e Khaybar dhe  të Medinës.

Në këtë deklaratë u tha kështu:

“Nuk është sekret që projekti sionist po punon për një kaos imagjinativ që do të sigurojë sigurinë dhe stabilitetin e vet dhe do të jetë i fragmentuar në mënyrë që të angazhohet me problemet dhe luftërat e ummetit. Partneriteti dhe bashkëpunimi me armikun është një rrezik i madh. Që nga viti 1950, dijetarët e Ummetit e kanë pranuar si tradhëti të madhe këtë lloj sjelljeje në Egjipt, Irak, Siri, Marok dhe vende të tjera. Bota arabe ka vuajtur shumë nga luftërat shkatërruese në Jemen, Siri, Libi dhe gjetkë, dhe këto luftëra nuk i sillnin ndonjë vlerë popujve të atyre vendeve. Historia kurrë nuk do të falë, pasi historia ka dëshmuar se braktisja e rasteve të mëdha do të çojë në një rritje në humbjen e besimit midis njerëzve dhe udhëheqësve të tyre.”



Burimi : Rast Haber