Në Francë mbyllen 7 xhami në kuadër të ligjit të luftës kundër terrorizmit

Publikuar në Shk. 18, 2019, 12:55 p.m.

Është raportuar se në kuadër të ligjit të luftës kundër terrorizmit, i cili u vu në fuqi 2 vjet më parë në Francë, janë ndaluar 10 sulme terroriste dhe janë mbyllur 7 xhami.

Ministria e Brendshme e Francës bëri një deklaratë me shkrim rreth masave të marra brenda kuadrit të ligjit të luftës kundër terrorizmit, i cili hyri në fuqi dy vjet më parë pasi kishte pushuar gjendja e jashtëzakonshme.

Në këtë deklaratë u raportua se në kuadër të këtij ligji, janë parandaluar 10 sulme terroriste dhe janë mbyllur 7 xhami dhe se janë bastisur shtëpitë e 93 personave.

Në deklaratë po ashtu u tha se në këtë periudhë, 106 personave u është dhënë dënim me arrest shtëpiak dhe se në vend janë kryer 3 sulme terroriste.

Pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor 2015, që rezultoi me vdekjen e 130 personave, në vend ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Fuqitë dhe kufizimet e vendosura nga gjendja e jashtëzakonshme më 1 nëntor 2017 ishin përfshirë në projektligjin kundër terrorizmit, i cili hyri në fuqi më 30 tetor të vitit  2017.

Sipas ligjit, shumë nga autoritetet gjyqësore u deleguan në guvernatorë. Në mesin e masave të sigurisë që janë zbatuar gjatë gjendjes së jashtë zakonshme janë edhe bastisjet, thirrjet, shpallja e zonave të sigurisë, burgimi shtëpiak, të cilat janë të përfshira në ligjin e ri dhe iu janë dhënë autoritetit të guvernatorëve.

Guvernatorët e fituan autoritetin për të mbyllur vendet e adhurimit, duke përfshirë edhe xhamitë. Çdo “shkrim”, “fjalim” apo “ide dhe teori” që mbështet apo përhap terrorizmin, konsiderohet si si arsye për të mbyllur vendet e adhurimit.

Për derisa në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme e cila kishte zgjatur 23 muaj në të gjithë vendin, ishin mbyllur më shumë se 20 xhami, në anën tjetër, nuk ishte mbyllur asnjë sinagogë apo kishë.

Sipas ligjit, prindi i cili inkurajon fëmijët e tij për të kryer një sulm terrorist ose për të shkuar jashtë vendit për këtë qëllim, mund të dënohet gjithashtu.

Me leje të posaçme, guvernatorët, për të parandaluar terrorizmin, mund të bastisin vendet, dhe gjatë bastisjes të konfiskojnë dokumente. Ndërsa pronarin e vendit të bastisur, ata mund ta mbajnë për 4 orë.

Ekspertët argumentojnë se projektligji për luftën kundër terrorizmit është joadekuate dhe joefektive.

Raportuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëruan se ligji i luftës kundër terrorizmit mund të shkaktojë zbatime "të padrejta" dhe "diskriminuese" për qytetarët francezë dhe sidomos për muslimanët.



Burimi : Sputnik News