Shkenca dhe hulumtimi shkencor, treguesi i forcës së një vendi

Publikuar në Shk. 17, 2019, 4:09 a.m.

Shkenca dhe hulumtimi: shkenca është mjeti më i dalluar i dinjitetit dhe forcës së një vendi. Ana tjetër e diturisë, është aftësia. Bota perëndimore me begatinë e shkencës së vet arriti të krijojë për vete kapital, ndikim dhe fuqi dyqindvjeçare dhe pavarësisht varfërisë në bazat morale dhe fetare, duke imponuar stilin e jetës perëndimore për shoqëritë e prapambetura nga karvani i diturisë, morri nën kontroll edhe politikën dhe ekonominë e atyre. Ne nuk sugjerojmë keq shfrytëzimin e shkencës ashtu siç bënë perëndimi, mirëpo me theksim të veçantë insistojmë në gjallërimin e burimit të diturisë dhe shkencës në mesin tonë. Faleminderit Zotit, talenti dhe aftësia e shkencës dhe e hulumtimit në mesin e popullit tonë është më e lartë nga mesatarja e botës. Aktualisht ka gati dy dekada që në Iran ka filluar ringjallja shkencore dhe po ec para me një shpejtësi e cila ishte e papritur dhe mahnitëse për ekspertët botëror – do të thotë 11 herë më shumë se sa niveli mesatar i zhvillimit të shkencës në botë. Sukseset tona të shkencës dhe teknologjisë gjatë kësaj periudhe të cilat na kanë pozicionuar neve në pozitën e 16-të në mesin e mbi 200 vendeve të botës dhe kjo mahniti edhe ekspertët botërorë, ndërsa në disa degë të rëndësishme dhe të reja na pozicionuan neve në pozitat e para; të gjitha dhe të gjitha këto kanë ndodhur në kohën kur vendi përballej me sanksione ekonomike dhe shkencore. Ne, pavarësisht notit në drejtim të kundërt të lëvizjes armiqësore, arritëm të shënojmë rekorde të mëdha dhe kjo është një mirësi e madhe për të cilën duhet falënderuar Zoti natë e ditë.

Ajo çfarë dua të them, është kjo që kjo rrugë është kaluar, me të gjithë rëndësinë që ka, ishte vetëm një fillim dhe jo më shumë. Ne akoma jemi shumë mbrapa nga majat e shkencës në botë, duhet t’i pushtojmë majat. Në degët më të rëndësishme shkencore duhet t’i kalojmë kufijtë aktual. Ne nga kjo fazë, jemi akoma shumë mbrapa; ne kemi filluar nga zero. Prapambetja e turpshme shkencore në periudhën e regjimeve despotike Pahlavi dhe Ghaxharite në kohën kur gara shkencore e botës vetëm sa kishte filluar, neve na ka goditur rëndë dhe neve na ka lënë mbrapa shumë kilometra nga ky karvan i shpejtë. Ne tani kemi filluar lëvizjen dhe po ecim para me dinamizëm të madh, mirëpo ky dinamizëm duhet të vazhdojë me intensitet të lartë për shumë vite për ta kompensuar atë prapambetje. Unë gjithnjë në mënyrë të sinqertë dhe serioze i kam paralajmëruar dhe u kam tërhequr vërejtjen universiteteve, universitarëve, qendrave hulumtuese dhe hulumtuesve dhe u kam bërë thirrje të gjithëve në këtë drejtim, mirëpo tani kërkesa ime publike u drejtohet juve të rinjve dhe ajo është kjo që këtë rrugë ta ndiqni dhe ta vazhdoni duke ndjerë një përgjegjësi më të madhe sikur të jetë një luftë në rrugën e Zotit. Gurë themeli i një revolucioni shkencor në vend është vendosur dhe ky revolucion ka dhënë edhe martirë të tillë siç janë martirët e energjisë atomike. Ngrihuni dhe thyeni armikun tuaj dashakeqës i cili ka frikë të madhe nga rruga juaj e zhvillimit shkencor.



Burimi : Pars Today