Zhvillimi shkencor në Iran pas Revolucionit Islamik

Publikuar në Shk. 15, 2019, 1:18 a.m.

A ka përparuar apo ka mbetur prapa Irani  sa i përket shkencës pas revolucionit islamik të vitit 1979? Kjo është pyetje e cila e ka shqetësuar shumë persona në botë. Mediat e njohura ndërkombëtare, qysh nga fillimi i Revolucionit islamik në Iran, theksojnë se revolucioni ka sjell Iranin në situatë që ka mbet prapa në fushat e ndryshme dhe se përparimi i Iranit është ndërprerë pas revolucionit islamik të vitit 1979.

Njëra nga pyetjet të cilën mainstream mediat gjithnjë kanë theksuar ka të bëjë me ngecjen e Iranit në shkencë dhe teknologji. Çështja e progresit shkencor dhe produktit shkencor ndoshta është njëri nga treguesit më të rëndësishëm  të përparimit ose të mbetjes prapa të një vendi. Sipas kësaj në rast se dikush me të vërtetë dëshiron të kuptojë se ndonjë vend ka përjetuar ngecjen ose përparimin, mund të vijë gjer te përgjigjja duke hulumtuar këta dy tregues. Si përgjigje në disa raportime të cilët tregojnë në zhvillimin e Iranit në fushat shkencore, mediat perëndimore kanë vënë dy çështje kryesore. Grupi i parë i këtyre dyshimeve ka të bëjë në burimet e këtyre raportimeve dhe në përpjekjet që ato të shqyrtohen. Mediat kryesore i kanë quajtur raportet jo të besueshme pasi që i kanë prodhuar burimet iraniane. Grupi i dytë i dyshimeve theksojnë se zhvillimi është i përgjithshëm dhe gjë e pashmangshme dhe se familja mbretërore Pahllavi po të mbetej në Iran dhe të mos vinte gjer te revolucioni, ai zhvillim do të ishte shumë më shpejtë dhe më i madh.

Megjithatë, raporti për zhvillimin shkencor të Iranit nuk mund të vihet në pyetje. E para, përdoren kryesisht burimet perëndimore të cilët konsiderohen të paanshme dhe të besueshme për njerëzit në Perëndim. E dyta, raporti nuk përshkruan vetëm zhvillimin shkencor pas revolucionit veç e pozicionon Iranin në raport me shtetet tjera, para dhe pas revolucionit. Ky raport së pari jep pasqyrën e statusit shkencor të Iranit dhe pastaj i hulumton zhvillimin e Iranit në disa nga teknologjitë kryesore.

Sipas shënimeve të Bankës Botërore në fushën e patentave, Irani ka qenë në vendin e 38 para revolucionit, në vitin 1970, ndërsa në vitin 2016 Irani është vendi i shtatë në botë me numër më të madh të patentave.

Instituti i pavarur kanadez Science-Metrix i cili në mënyrë të paanshëm hulumton statusin shkencor të shteteve, ka publikuar se shkalla e rritjes shkencore të Iranit në vitin 2018është 11 herë më e madhe nga ritmi global i prodhimit shkencor. Në hulumtimin e vet statistikor të situatës shkencore të vendeve, Scimago Journal ka ofruar rezultate interesante:

Në bazë të renditjes së vendeve sipas tyre, Irani në vitin 1996 ishte në vendin e 52 nga 214 vende dhe territore të cilët ishin renditur. Nën udhëheqjen e Revolucionit Islamik gjatë periudhës 21 vjeçare, Irani ka pas kërcim për 37 pozita, dhe tani është renditur në vendin e 15 në botë, , më shumë se vendet si Danimarka, Zvicra, Holanda, Suedia, Austria.  Në rajonin aziatiko-perëndimor Irani në vitin 1996 ka pas vendin e pestë në publikimin e punimeve shkencore. Por në vitin 2017 ka depërtuar në vendin e parë në prodhimin dhe publikimin e punimeve shkencore në rajon. Irani ka publikuar 13.000 më tepër dokumente shkencore se cili do vend tjetër në listën e radhitjes.

Pjesa e rëndësishme e përparimeve dhe produkteve shkencore ka qenë  përdorur për të shërbyer njerëzve. Për shembull, sikurse ka raportuar Banka botërore, në fushën e shëndetësisë dhe medicinës, Irani ka arritur shtim të befasishëm dhe përmirësime të mëdha. Mosha jetësore e pritur është rritur nga 50 në 75 vite. Para revolucionit, nga 1000 fëmijë gjer në moshën 5 vjeçare, 185 kanë vdekur, por duke falënderuar zhvillimit të medicinës në Iran, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve gjer në moshën 5 vjeçare, ka ra në vetëm 14,9 në 1000 foshnje të lindura.

Përveç kësaj në Iran ka ardhur gjer te rritja e numrit të specialistëve. Para revolucionit nuk ishte e mundur që njerëzit e thjeshtë të vazhdojnë studimet të larta, posaçërisht në medicinë, vetëm aristokratët kanë pas atë rast. Atëherë ishin vetëm 5890 ekspertë në tërë vendin. Por, pas revolucionit numri i ekspertëve medicinal, posaçërisht të femrave, u rrit dhe ka arritur në 36.000

Në bazë të raportit të Bankës botërore, Irani në vitin 2009 për nga numri dhe kualiteti i spitaleve ishte në vendin e 21-të. Në vitin 2017 Irani është i njohur si vendi i dytë në botë në kontrollimin  e sëmundjeve ngjitëse. Statusi i Iranit në fushën e zhvillimit medicinal është për çdo lëvdatë dhe se UNICEF-i ka falënderuar Iranin në arritjet e tyre.

Sipas revistës Scimago Journal, zhvillimi i shpejtë në nano-shkencë si dhe në nano-teknologji është mbresëlënës. Në vitin 1996 vetëm disa vende kanë zhvilluar këtë shkencë dhe teknologji, ndërsa Irani gjendej në vendin e 58-të prej 66 vendeve. Për fat të keq, rangimi nga periudha para vitit 1996 nuk është në dispozicion në këtë revistë. Përveç kësaj, sa i përket numrit të punimeve të publikuara për nano teknologjitë, Irani është kombi i katërtë, prapa shteteve sikurse që janë Kina dhe SHBA-të, ndërsa shtetet sikurse Gjermania, Britania e Madhe dhe Japonia vijnë pas Iranit.

Në Iran poashtu po rritet rëndësia e inxhinieringut ajror. Statistikat tregojnë se Irani në vitin 1996 ishte vendi i 45-të në botë në prodhimin e punimeve shkencore për temat lidhur me aviacionin. Por, Irani në vitin 2017 është renditur në vendin e 11-të në botë për disiplinën shkencore të aeronautikës.

Në rajonin e Azisë Perëndimore, Irani në vitin 1996  ishte në vendin e 6-të në fushën e punimeve në inxhinierin ajrore. Por, me përpjekjet serioze të Republikës Islame të promovojnë prodhimin e shkencës dhe të ofrojnë mjetet e nevojshme dhe kushtet për hulumtuesit dhe shkencëtar, poashtu për shkak të kapaciteteve dhe përpjekjeve të ekspertëve iranian në vitin 2017 Irani ishte në vendin e parë në rajon në shkencën ajrore në krahasim me  vendet e rajonit.

Njëra nga disiplinat shkencore në të cilin Irani ka realizuar arritje të rëndësishme në vitet pas Revolucionit islamik është inxhinieria dhe shkenca  nukleare. Sipas informatave të cilat i ka dorëzuar Scimago Journal në vitin 1966, Irani ishte në vendin e 70-të për numrin e punimeve shkencore.

Por me përpjekjet e shkencëtarëve dhe ekspertëve iranian, sikurse që ishte dëshmori Ahmad Roshan( i cili është vrarë në dhjetor të vitit 2011 sipas urdhrit të regjimit sionist nga ana e terroristit të MEK-ut,në vitin 2017 Irani ka publikuar 354 punime shkencore në atë fushë, dhe se ka arritur në vendin e 12-të në botë. Në fushën e njëjtë, Irani edhe njëherë udhëheq në rajonin aziatiko-perëndimor në vitin 2017, gjersa në vitin 1996 Irani ishte në vendin e 13-të në rajon, sot Republika Islamike e Iranit shquhet si kombi i parë në Azinë perëndimore për numrin e punimeve në inxhinierin nukleare dhe energjetike. Zhvillimi nuk është i kufizuar vetëm në disiplina të caktuara, por është i dukshëm në të gjitha fushat, sikurse që është cekur. Science-Metrix ka publikuar se shkalla e zhvillimit shkencor të Iranit është 11 herë më i shpejtë në krahasim me atë global.

Sipas New Scientist, në vitin 2017 Irani ka pas rritjen më të madhe shkencore në inxhinieri dhe në shkencat teknike në botë, është në vendin e parë në fushën e aviacionit në rajon, të dytën në fushën e teknologjisë lansuese dhe infrastrukturës hapësinore në rajon, vendin e katërt në fushën e nanoteknologjisë dhe të dytën në fushën e qelizave amëz në rajon. Irani poashtu është në vendin e parë në mesin e vendeve myslimane dhe vendin e 23-të në botë, në kuptim të bio-teknologjisë.

Sipas Bankës botërore, numri i njerëzve të cilët kanë pas çastin që të merren me arsimimin e lartë pas revolucionit nuk është as i krahasueshëm me atë para Revolucionit islamik. Pse Irani ka shënuar kërcim të lartë në shkencë pas Revolucionit islamik? A nuk ishte qeverisja e shahut, të cilën në tërësi e mbështetnin SHBA-të, sipas theksimeve të medieve perëndimore ka qenë “progresive”? A nuk janë mediat perëndimore që kanë theksuar se Islami dhe Revolucioni islamik kanë sjell Iranin gjer tek ngecja? Pse statistikat e institucioneve ndërkombëtare dhe referencave shkencore flasin për zhvillimin e dukshëm shkencor të Iranit? Dhe krejt kjo ka ndodh gjersa SHBA-të dhe dhjetëra vende perëndimore kanë mbështetur dhe armatosur Sadamin që të sulmojë Iranin, duke ia imponuar tetë vite luftë kombit dhe përkundër faktit se Irani ballafaqohet me sanksionet ekonomike më të fuqishme plot 40 vite.

Islami është religjion i shkencës, Islami konsideron se mësimi i shkencës dhe dijes, me shembuj më të mëdha dhe më të rëndësishëm të veprave të mira. Për shkak të theksit islam në mësimin e shkencës dhe dijes, kemi dëshmuar lindjes së Avicenës, Farabisë, Razisë, Kavrizimit, Biouronit dhe dhjetëra dijetar mysliman në periudhën e shkëlqyer shkencor në botën myslimane e cila ka koinçeduar  me mesjetën në Evropë. Këta dijetar mysliman kanë ndryshuar rrjedhën e historisë dhe bota akoma shfrytëzon të arriturat e tyre shkencore.

Pas Revolucionit islamik, Republika Islame gjithmonë ka theksuar në rëndësinë e shkencës, mësimit dhe hulumtimit me shtigjet e dijetarëve mysliman dhe ringjalljen e periudhës së artë  shkencore të botës islame, rezultatet 40 vjeçare dhe revolucioni në shkencë tregon se po vazhdon periudha e shkëlqyer historike të ngritjes së shkencës, dhe se hapat fillestare në një mënyrë përkatëse veç janë ndërmarr.



Burimi : ePogledi