Iranianët festojnë 40-të vjetorin e Revolucionit Islamik

Publikuar në Shk. 15, 2019, 1:13 a.m.

Miliona iranianë dolën në rrugë në të gjithë vendin të hënën për të shënuar 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.

Demonstruesit në shumë qytete i bënë ballë motit të ftohtë ndërsa zbritën në udhëkryqin kryesor për të rinovuar besnikërinë ndaj parimeve islame të vendit në një kohë presioni ekonomik dhe politik.

Në kryeqytet, në Teheran, qindra mijëra njerëz dhe zyrtarë zbritën në sheshin "Azadi", ku Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani mbajti një fjalim.

Një numër i madh gazetarësh iranianë dhe të huaj mbuluan këtë ngjarje.

E hëna shënon kulmin e ‘Ditës së Zgjimit’ për të përkujtuar periudhën ndërmjet 1 shkurtit 1979 kur Imam Humeini u kthye nga mërgimi dhe përvjetori i Revolucionit që i dha fund 2500 vjet të sundimit monarkik në Iran.

Çdo vit, në këtë ditë, populli qëndron besnik, dëshmon mbështetjen për RevolucioninIslamik, që zëvendësoi regjimin që e mbështëshin Shteteve e Bashkuara,  me Republikën Islamike.



Burimi : IQNA