Ashtu siq nuk i besuat SHBA-së, mos i besoni as Evropës

Publikuar në Shk. 11, 2019, 9:12 p.m.

Imam Hamanei u takua me komandantët, pilotët dhe disa zyrtarë të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Iranit.

Imam Hamanei është takuar me komandantët, pilotët dhe disa zyrtarë të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Iranit, me rastin e përvjetorit të takimit të personelit të Forcave Ajrore, të njohur si ‘Homafer’, më 8 shkurt 1979, me udhëheqësin e madh Imam Khomeini (ra) në ditët e fitores së Revolucionit Islamik.

Disa nga deklaratat më të rëndësishme të Udhëheqësit të Revolucionit janë si mëposhtë:

Regjimi i SHBA-së është burim i dhunës dhe i së keqes; ata vazhdimisht janë në ndjekje të krizës dhe luftës. Jo vetëm njëherë, por gjithmonë, ndërhynë në vendet e tjera për interesat e veta. Dhe në këto rrethana, ata po kritikojnë slloganin tonë “vdekje SHBA-së”.

Para së gjithash, unë dëshiroj t'u them autoriteteve amerikane: Kur themi ‘vdekje SHBA-së’, e kemi fjalen për vdekjen e Trump, John Bolton, Pompeo, pra në përgjithësi, zyrtarëve armerikan.

Ky sllogan në fakt mbulon një grup të kufizuar që qeveris Amerikën dhe nuk është i drejtuar ndaj popullit amerikan.

Çështja e dytë është se: për sa kohë që SHBA vazhdon përpjekjet e saj të shëmtuara në rajon, populli iranian do të thërrasë sloganin ‘vdekje SHBA-s’.

Sot po flasim për paketën e propozimeve që Europa na ka drejtuar. Këshilla ime është të mos i besohet evropianëve, ashtu si nuk duhet t’i besohet  SHBA-së.

Vite më parë, në seanca të veçanta me autoritetet përkatëse në procesin e negociatave me SHBA-në për marrëveshjen bërthamore, u kam thënë atyre të mos i besonin amerikanëve. Si rezultat, zyrtarët amerikanë të ulur në tryezën e negociatave në atë kohë tani po thonë se Amerika nuk është e besueshme!

Unë nuk po ju them që të ndërpreni marrëdhëniet me Evropën, çështja ka të bëjë me besimin ndaj tyre; Ata të cilët sulmojnë njerëzit në rrugët e Parisit pa u turpëruar, po na kritikojnë neve në çështjen e të drejtave të njeriut. Por ata nuk kanë pasur ndonjë njohuri për të drejtat e njeriut as sot, dhe as në të kaluarën.

Nuk është e mundur t'i besojmë dhe t'i respektojmë ata; këtë e kemi parë shumë herë; Franca është ndryshe, Anglia ndryshe dhe të tjerat ndryshe. Por me disa përjashtime, ne jemi në kontakt me të gjithë botën.

Mos i bëni protestat e 11 shkurtit, të cilat do të mbahen për 40 vjetorin e Revolucionit Islamik, si pikë qendrore e mosmarrëveshjeve tuaja. Kur bëhet fjalë për revolucionin, nuk duhet të ketë mosmarrëveshje. Të gjithë thërrisni me slloganet tuaja, por mos e humbni madhështinë e protestës. Sipas mendimit tim, këto protesta do të mbahen në një mënyrë më të mrekullueshme se në vitet e mëparshme.

Të gjitha forcat morën role të rëndësishme gjatë revolucionit, dhe Forca Ajrore pati një ndikim të madh në këtë çështje. Vizita, e cila u zhvillua më 8 shkurt 1979, ishte një burim moral për revolucionarët, duke e çuar armikun në dëshpërim; kjo ishte një arritje e befasishme për Revolucionin Islam dhe Imamin. Pas kësaj, ne mund të rikujtojmë operacionet e ndryshme që Forcat Ajrore e kryen gjatë Periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë, në veçanti “Velfecr-8”. Këto forca tashmë kanë ardhur në ballë me mbështetjen që u është dhënë mbrojtësve të tyrbes.



Burimi : Rast Haber