Save the Children: 22 milion njerëz në Jemen, popullsia e të cilit është 29 milion, kanë nevojë për ndihmë

Publikuar në Shk. 10, 2019, 8:14 a.m.

Drejtori i Save the Children për Jemenin, Tamer Kirolos u shpreh se mbështetja e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare është e një rëndësie kritike për të mbrojtur Jemenin nga uria. Kirolos u shpreh kështu: “Vitin e kaluar, 22 milion njerëz në Jemen, popullsia e të cilit është 29 milion, kanë pasur nevojë për ndihmë. Në vitin 2019, ne presim që ky numër të rritet më tej.”

Kirolos, i cili mbajti një konferencë shtypi në lidhje me krizën humanitare në Jemen, i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në qendrën e organizatës humanitare Save the Children në Londër.

Ai tha se që nga fillimi i krizës në Jemen, përveq  dhjetëra mijëra fëmijëve që humbën jetën në bombardime, rreth 85 mijë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mos përmbushjes së nevojave themelore, siq janë ushqimi, ilaçet dhe shërbimet shëndetësore.

‘NË VITIN 2019 KY NUMËR DO TË RRITET’

Kirolos u shpreh kështu: “Fëmijët po vdesin dhe situata në vend nuk po përmirësohet. Kjo na shqetëson sepse numrat do të rriten çdo ditë. Vitin e kaluar, 22 milion njerëz në Jemen, popullsia e të cilit është 29 milion, kanë pasur nevojë për ndihmë. Rreth gjysma e tyre kanë qenë në nevojë kritike për ndihmë. Ne presim që këto shifra të rriten edhe më tej në  vitin 2019.”

Kirolos u shpreh se: “Në Jemen është kriza më e keqe humanitare në botë dhe po bëhet gjithnjë e më keq në një farë mënyre”, si dhe shtoi se: “Gjëja më e rëndësishme është që vendi të mbrohet nga uria. Dhe për këtë gjë, ndihma ka një rëndësi kritike. Qeveritë duhet t'u përgjigjen nevojave në terren. Duhet të vijë ndihma nga të gjithë donatorët, nga të gjitha vendet, kështu që ne mund të mund t’a bëjmë punën tonë.”



Burimi : Sputnik News