Omari kritikon për Jemenin: Pse nuk e mbani Arabinë Saudite me të njëjtat standarte si me vendet tjera?

Publikuar në Shk. 10, 2019, 12:16 a.m.

heshtjen e SHBA-së për çështjen e Arabisë Saudite, duke u shprehu se: “Pse nuk ja vendosni Arabisë Saudite të njejtat standarte të të drejtave të njeriut sikur vendeve tjera?”

Omar,  e zgjedhur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, mori pjesë në seancën e komitetit ku u diskutua për ndalimin e ndihmës së SHBA-së ndaj Arabisë Saudite në luftën e brendshme në Jemen.

Në fjalimin e saj të bërë aty, Omar ka thënë se lufta e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Houthëve në Jemen ka çuar në një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, duke shtuar se: “Gjatë tri vjet e gjysmë të fundit, janë vrarë më shumë se 17 mijë persona. Janë plagosur 40 mijë persona.  2 milion persona u zhvendosen nga vendi. 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Miliona njerëz janë të uritur. Ekziston një epidemi e kolerës për shkak të luftës së udhëhequr nga Arabia Saudite. Kjo është një nga epidemitë më të këqija të kolerës në histori.”

Omar, e cila rikujtoi se Shtetet e Bashkuara shpejt ndërmorën masa për shkeljet e të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme dhe veprime të tjera për të destabilizuar rajonin, pyeti pse nuk u ndërmorën hapa të ngjashëm në çështjen e  Arabisë Saudite.

Omar e ndau videon e  fjalimit të saj në media sociale, duke u shprehur se: “Pse nuk e mbani Arabinë Saudite me të njëjtat standarte si me vendet tjera?



Burimi : Sputnik News