Erdogani njofton për herë të parë kontaktin e krijuar me Sirinë

Publikuar në Shk. 8, 2019, 4:54 a.m.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se njësitë e inteligjencës po zhvillojnë politikë të jashtme me Sirinë në një nivel të ulët.

Ai u shpreh kështu: “Tani ne jemi duke zhvilluar politikë të jashtme me Sirinë në një nivel të ulët”, duke shtuar se: “Organizatat e inteligjencës nuk bëjnë domosdoshmërisht atë që udhëheqësit bëjnë në këtë pikë. Udhëheqësit shpesh mund të largohen, agjencitë e inteligjencës e vlerësojnë këtë. Edhe nëse kemi një armik, nuk mund këputësh plotësisht litarin. Mund të ndodhë që një ditë të keni nevojë për  litarin. Ne duhet ta vlerësojmë këtë traditë nga historia jonë politike. Dhe nuk ka të bëjë me atë se nëse hyjmë në Afrin, Idlib, Elbab, Xherablus, nuk do të vijë diqka nga ne.”



Burimi : Rast Haber