Ish politikani holandez bëhet musliman gjatë shkrimit të librit anti-islamik

Publikuar në Shk. 8, 2019, 4:44 a.m.

Joram van Klaveren, i cili një kohë ka qenë deputet i Partisë së Lirisë (PPV), ka zgjedhur fenë Islame ndërkohë që ishte duke shkruar  një libër anti-islamik. Pasi u bë musliman, ai botoi një libër që hodhi poshtë idetë anti-islamike të jomuslimanëve.

Sipas raporteve të mediave holandeze, ish-politikani, 39-vjeçari Klaveren, në tetor të vitit të kaluar, u bë musliman, duke e thënë shahadetin.

Gjatë hulumtimeve të tij mbi librin anti-musliman, perspektiva e ish politikat mbi Islamin ndryshoi.

Ai zgjodhi Islamin dhe, pasi u bë musliman, botoi një libër që hodhi poshtë idetë anti-islamike të jo-muslimanëve.

Van Klaveren, i cili në vitet 2010-2017, ishte anëtar i Parlamentit holandez,  në vitin 2014 u largua nga partia dhe u bë anëtar i pavarur, pas deklaratave raciste të liderit të Partisë së Lirisë (PVV), Geert Wilders, ndaj njerëzve me prejardhje marokiene. Gjykimi i Wilders për  deklaratat e tij raciste po vazhdon ende.

Van Klaveren ishte bërë kandidat nga partia të cilën e kishte themeluar vet në zgjedhjet e përgjithshme në vend në vitin 2017, por ai ishte larguar nga politika për shkak se nuk kishte marrë mjaft vota.

Edhe Arnoud Van Doorn, lideri i Partisë së Unitetit, 6 vite më parë, ishte larguar nga partia dhe kishte zgjedhur fenë Islame.



Burimi : Sputnik News