Izraeli do të ndërtojë një mur metalik në kufirin e Gazës: 6 metra e lartë, 65 kilometra e gjatë

Publikuar në Shk. 7, 2019, 3:34 a.m.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu  ka njoftuar se Izraeli ka filluar të ndërtojë një mur metalik në kufirin e Gazës, me gjatësi 65 kilometra.

Në deklaratën e tij të bërë në seancën e qeverisë dhe e cila u publikua edhe në gazetën izraelite Hayom, Netanjahu u shpreh se me murin metalik i cili ka filluar të ndërtohet javën e kaluar në kufirin e Gazës, synohet që të pengohet “depërtimi” i palestinezëve në Izrael.

Netanjahu i kërcënoi palestinezët, duke thënë, "Nëse ata nuk e mbrojnë paqen, ne nuk do të hezitojmë të veprojmë kundër tyre".

 Sipas gazetës, muri që do të ndërtohet në tokë do të jetë 65 kilometra i gjatë dhe 6 metra i lartë. Në anën perëndimore, muri i cili do të pajiset me teknologjinë më të fundit, do të lidhet me sistemin e ndërtuar nën dhe mbi ujë në Mesdhe për të parandaluar zhytësit palestinezë që të kalojnë në Izrael. Ndërsa në anën e jugut, muri do të shtrihet kalimin kufitar Kerm Abu Salim.



Burimi : Sputnik News