Izraeli ndaloi ezanin në Xhaminë e Hz.Ibrahimi 47 herë në janar

Publikuar në Shk. 7, 2019, 3:04 a.m.

Ministria Palestineze për Çështje Fetare tha të shtunën se autoritetet okupuese izraelite ndaluan Ezanin (thirrja myslimane për namaz) 47 herë në në muajin janar, 2019.

Yousef Edeis, Ministri i Vakfit dhe Çështjeve Fetare, në një deklaratë ka  dënuar shkeljen pothuajse të përditshme të muslimanëve nga Izraelit të drejtën e adhurimit, dhe tha se Izraeli ka për qëllim forcimin e kolonëve izraelitë të kontrolljnë vendet e shejta islamike.

Edeis vuri në dukje se Izraeli ka ndërmarrë një sërë masash që do të kishin pasoja serioze mbi el-Halilin dhe vendet e saj të shenjta, sidomos Xhaminë e hz.Ibrahimit.

Një nga këto masa është dëbimi i vëzhguesve ndërkombëtarë nga el-Khalil pas lëshimit të një raporti mbi krimet dhe shkeljet e pushtimit izraelit në qytet, shtoi ai.

Ministri palestinez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur vendet e shenjta islamike dhe të krishtere në al-Khalil dhe t'i japë fund shkeljeve izraelite dhe pushtimeve.



Burimi : The Palestinian Information Center