Veprimi i Polonisë për Iranin!

nga Faruk Loğoğlu | Publikuar në Shk. 6, 2019, 1:02 a.m.

Varshava ka kërkuar që një kohë të gjatë që Shtetet e Bashkuara të formojnë një bazë ushtarake të përhershme në Poloni. Për këtë arsye, ajo pajtohet që të mirëpresë konferencën, duke parë edhe tensionin e mundshëm me Iranin. Por reagimet nuk po vonohen. Teherani ka reaguar ashpër për konferencën në të cilën Irani nuk është i ftuar.

Nga Faruk Logoglu*

Në Poloni do të organizohet një konferencë ndërkombëtare e cila në fillim ishte titulluar “Iran”, por më pas, veçanërisht pas reagimeve të Evropës, asaj iu ndërrua emri në “Mbështetja e së Ardhmes së Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme.” Raportohet se më shumë se 70 vende janë ftuar në këtë samit i cili do të mbahet me 13 - 14 shkurt.

Ideatori i këtij takimi ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo. Në një fazë në të cilën perspektivat e Varshavës nuk u përmbushën plotësisht, Pompeo njoftoi më 11 janar se në mes të muajit shkurt, në Poloni do të mbahet një konferencë e cila do të fokusohet në tema të tilla si ndikimi i Iranit në rajon, veprimet e tij negative në planin global dhe mbështetja e tij për terrorizmin. Ndërsa treshja Trump-Bolton-Pompeo  po përpiqen të formojnë një front global kundër Iranit, po shfrytëzohet për të ecur së bashku në këtë rrugë të shfaqur me qëllim për ta bërë Iranin të vetmuar. SHBA po ashtu mendon se mund të përçaj vendet evropiane të cilat vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Polonia, nga ana tjetër, pajtohet me mendimin e Pompeo-s për të nënshkruar një ngjarje të madhe ndërkombëtare e cila do të rrisë prestigjin e saj në Evropë dhe për të përforcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë. Varshava ka kërkuar që një kohë të gjatë që Shtetet e Bashkuara të formojnë një bazë ushtarake të përhershme në Poloni. Për këtë arsye, ajo pajtohet që të mirëpresë konferencën, duke parë edhe tensionin e mundshëm me Iranin. Por reagimet nuk po vonohen.  Teherani ka reaguar ashpër për konferencën në të cilën Irani nuk është i ftuar. Reagimin e tij ndaj konferencës, Ministri i Jashtëm Zarif e tregoi duke thënë se: “Polonia nuk do të mund ta pastroj këtë njollë turpi të vendosur në ballin e saj.” Rusia kundërshton konferencën. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Mogherini thotë se nuk do të vijë për shkak se ka një punë tjetër në ato data. Anglia është e sheqtësuar nga kjo konferencë në pikën se fokusi i konferencës është kundër Iranit.

Ndërkohë, Fakti që disa vende anëtare të BE-së, të cilat e panë tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore si të padrejtë, kanë rënë dakord për një marrëveshje të veçantë (INSTEX) që do të çaktivizonte sanksionet e SHBA-së për tregtinë dhe marrëdhëniet financiare me Iranin është një përgjigje ndaj konferencës anti-iraniane në Poloni. Me fjalë të tjera, duket se SHBA-ja ka dështuar në ndarjen e Evropës në çështjen e Iranit.

Mbi kët reagime, Polonia dhe SHBA-ja u tërhoqën, duke njoftuar se në ditën e parë në konferencë do të diskutohet vetëm për temat në lidhje me Iranin, siq janë terrorizmi dhe rrymat ekstreme, zhvillimi dhe shpërndarja e raketave, tregtia detare dhe siguria dhe kërcënimet e krijuara nga prokurorët në rajon, ndërsa në ditën e dytë do të diskutohet në lidhje me  çështje të tilla si krizat humanitare dhe siguria kibernetike në Siri dhe Jemen. Mu ashtu si në muajin shtator, kur SHBA-ja e cila kishte kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbaj një takim të veçantë me temën “Iran”, për shkak të kundërshtimeve dhe paralajmërimeve nga vendet evropiane, u detyrua ta ndryshoj emrin e këtij takimi në “përhapja e armëve bërthamore”.

Nuk ka informata zyrtare se kush do të marrë pjesë në konferencë në çfarë nivele. Irani nuk është i ftuar, Franca dhe Rusia nuk pajtohen. Kuptohet që BE-ja do të marrë pjesë në një nivel të ulët. Ngurrimi i Europës shpesh është një faktor i rëndësishëm për të ndikuar pjesëmarrje. Sidoqoftë, Izraeli dhe vendet arabe anti-iraniane mund të pritet të jenë të pranishme në Poloni. Prandaj, është e mundur të thuhet se konferenca do të shndërrohet në një shfaqje trupore të çuditshme ku mbështetësit e SHBA do të veprojnë si aktorë dhe jo si adresues kryesor.

Për shkak se interesat dhe prioritetet e vendeve janë të ndryshme, është e lartë mundësia që përpjekjet e SHBA-së për të globalizuar opozitën e Iranit të mos mbesin pa rezultat. Amerika nuk ka më pushtet ose histori për t’i tërhequr të gjithë pas. Për më tepër, nuk ka shumë vend për të arritur me një politikë të padrejtë dhe të paligjshme iraniane. Në këtë drejtim, vendimet që do të mund të merren në këtë konferencë do të jenë të detyrueshme dhe rezultatet nuk do të jenë të përhershme. Përballë një dështimi të tillë, Shtetet e Bashkuara do të pësojnë një rënie dhe Polonia do të pësojë një humbje të reputacionit. Dhe SHBA do të kthehet në Izrael me miqtë e saj arab anti-iranian në rajon dhe do të vazhdoj përpjekjet për të rrethuar Iranin. Pa dyshim, duke marrë parasysh një fiasko të mundshme, është gjithashtu e mundur të anulohet konferenca e Polonisë.

Por,  çfarë do të bëjë Turqia? Çfarë duhet të bëj? Ankaraja nuk ka një vendim zyrtar, i cili tashmë është shpallur. Natyrisht se nuk është e drejtë që Turqia e cila e mbështet marrëveshjen bërthamore të Iranit, të marrë pjesë në nivel të lartë në një konferencë të tillë e cila do të organizohet kundër Iranit. Po ashtu duhet të dihet se SHBA do të ndjek nga afër qasjen e Turqisë ndaj konferencës dhe mund të ketë implikime negative kundër Ankarasë për shkak të qëndrimit të saj ndaj Venezuelës. Prandaj, Turqia duhet të ndjek një rrugë të mesme dhe me profil të ulët. Për të kuptuar dhe ditur se kush çka mendon dhe për të kuptuar se në çfarë pike ndodhen vendet sa i përket çështjes së Iranit, Turqia si vend i rajonit, duhet të siguroj pjesëmarrje në nivelin e nevojshëm dhe të duhur teknik në Poloni dhe po ashtu  do të jetë e dobishme që të bëhen konsultime me  BE-në, vendet evropiane dhe Teheranin, para dhe pas konferencës.

* Diplomat në pension, ish-deputet i CHP



Burimi : Gazete Duvar