Nevruzi hyn në kalendarin e Vankuverit

Publikuar në Shk. 4, 2019, 9:57 p.m.

Këshilli i Vancouverit, në Kanadën jugperëndimore, shtoi Nevruzin, Viti i  Ri Persian, si festë zyrtare në Kalendar, të cilën e festojnë iranianët si pjesë e trashëgimisë shpirtërore dhe emigrantë të tjerë.

Këshilltari Jean Swanson e  miratoi Nevruzin, Viti i Ri Persian, si një festë në Vankuver dhe do të festohet në Vankuver City Hall.

Nevruzi festohet nga qindra miliona njerëz në 15 shtete dhe është një festë kombëtare në 10 shtete.

Organizata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) e ka regjistruar atë si një Trashëgimisë Kulturore të Paprekshme.

"Në vitin 2009, Parlamenti i Kanadasë miratoi një projekt-ligj për të shtuar zyrtarisht Nevruzin në kalendarin kombëtar të Kanadasë, dhe provinca British Columbia ka shpallur 20 marsin si Dita e Nevruzit në British Columbia, shkruan në faqen zyrtare të Këshillit të qytetit Vancouver.

"Nevruzi është një festë që ka të bëjë me lidhjen e njerëzëve, të kulturave me prejardhje të ndryshme dhe me natyrën.

Vancouver është krenar për diversitetin e tij dhe lidhjen e tij me natyrën, 'dhe' gjuha perse është në krye të dhjetë gjuhëve  jo-zyrtare që fliten në Vancouver.'

Qyteti arrin që komuniteti persian të bashkëpunon me Bashkinë që me 20 Mars në mesditë të festojnë Nevruzin me pjesëmarrjen e kryetarit të komunës dhe të Këshillit.



Burimi : IRNA