Irani kremton 40 vjetorin e Revolucionit Islamik

Publikuar në Shk. 4, 2019, 3:44 a.m.

Mijëra iranian janë grumbulluar në Teheran në mauzoleun e themeluesit të Republikës Islame të Iranit, ajetullah Homeini, për të shënuar 40 vjetorin e ngadhënjimit të Revolucionit Islamik.

Ceremonia e shënimit të përvjetorit të revolucioni islamik të vitit 1979 ka filluar në ora 8.33 sipas kohës lokale, gjegjësisht në kohën kur Homeini është kthyer në Iran pas 14 vitesh të kaluara në ekzil, koha kur avioni i tij ka ateruar në aeroportin e Teheranit.

Gjersa orkestra ushtarake ka ekzekutuar muzikë revolucionare, mauzoleu ishte mbushur me qytetar të profileve dhe moshave të ndryshme, në mesin e të cilëve ishin edhe nxënësit  shkollor të veshur në ngjyra të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër që simbolizon ngjyrat e flamurit kombëtar iranian.

Ajetullah Ahmed Xhanati, drejtuesi i Kuvendit me ndikim të ekspertëve, i cili emëron udhëheqësin suprem të Iranit, ka mbajtur fjalimin në të cilin ka kritikuar grupet e ndryshme të cilët po angazhohen për vendosjen e  marrëdhënieve më të mira  me Washingtonin.

“Mallkojmë shkollën e gabuar të mendimeve të cilët konsiderojnë  se nuk mund të udhëheqim me vendin tonë në rast se Amerika nuk na ndihmon”, ka deklaruar ai duke i përshëndetur me dorën e majtë.

Gjersa masa ka brohoritur”Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, Xhanati ka shtuar se fuqia amerikane është në rrënje të sipër, dhe se “nuk do të duhej të frikësohemi nga Amerika”.

Me 1 shkurt çdo vit shënohet kremtimi i Dahe-je-Fexhr(10 ditë të agimit), me të cilin shënohet përvjetori i kthimit të Homeinit në Iran pas demonstratave masive të mbajtura gjatë gjithë vendit.

Ceremonitë arrijnë kulminacionin me 11 shkurt(22 bahman sipas kalendarit persian) me të cilin shënohet rrënja e monarkisë së vjetër 2500 vjeçare në Iran.



Burimi : BALKAN ALJAZEERA