Irani lançon raketën e re me rreze të gjatë

Publikuar në Shk. 4, 2019, 3:35 a.m.

Në Iran është lançuar raketa e re vendase  me rreze të gjatë  e quajtur Huveyze.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, raketa me rreze të gjatë e quajtur Huveyze, e cila u prodhua nga inxhinierët iranian, u shfaq me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Khatami, në deklaratën e tij të bërë në ceremoni, tha se avantazhet e kësaj rakete janë se ajo është e gatshme të niset në një kohë shumë të shkurtër, mund të fluturoj në një lartësi të ulët për të mos u kapur nga radarët, pastaj saktësia e navigacionit dhe  fuqia destruktive.

Khatami u shpreh se rrezja e raketës është të paktën 1350 km, duke vënë në dukje se eksperimentet janë kryer në një distancë prej 1200 km dhe se të gjitha objektivat ishin shkatërruar me sukses.



Burimi : Sputnik News