Austria bën thirrje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Iranin

Publikuar në Jan. 30, 2019, 1:49 p.m.

Zëvendësministri i ekonomisë austriake të martën theksoi nevojën për nxitjen e marrëdhënieve ekonomike me Republikën Islamike të Iranit.

Michael Sterl bëri  këtë koment të marten në mbrëmje në një takim me zëvendësministrin e jashtëm të Iranit, Sejjid Abbas Araki.

Sejjid Abass Araki shpreson se sipërmarrësit ekonomikë të të dy vendeve do të ishin në gjendje të thellonin më tej bashkëpunimin sapo marrëveshja të  të hyjë në fuqi.

Të dy palët shprehën kënaqësi mbi trendin në rritje të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Araki arriti të hënën në Vienë për të marrë pjesë në raundin e katërt të negociatave politike midis Iranit dhe Austrisë.

Araki gjithashtu do të vizitojë Sllovakinë dhe Bullgarinë në pjesën e dytë dhe të tretë të turneut të tij evropian.



Burimi : IRNA