Marrëveshje e përkohshme midis SHBA-së dhe talebanëve

Publikuar në Jan. 30, 2019, 12:33 a.m.

Është raportuar se në mes të SHBA-së dhe talebanëve është arritur një marrëveshje e përkohshme për fillimin e bisedimeve të paqes me 25 shkurt. Drafti i marrëveshjes përfshin çështjen për largimin e ushtarëve amerikan nga Afganistani, brenda 18 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit ka njoftuar se është arritur marrëveshja e përkohshme në mes të SHBA-së dhe talebanëve për fillimin e bisedimeve të paqes me 25 shkurt.

Zyrtari i Katarit u shpreh se: “Palët kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për një ritakim me 25 shkurt.”

Drafti i marrëveshjes së arritur pas bisedimeve gjashtë ditore, përfshin çështjen për largimin e ushtarëve amerikan nga Afganistani, brenda 18 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Përfaqësuesi i posaqëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Halilzad tha në një deklaratë të bërë të shtunën, se kishte kaluar 6 ditë në kryeqytetin e Katarit, Doha, dhe se  do të shkonte në Afganistan për negociata.



Burimi : Sputnik News