Revolucioni Islam Iranian Në 40 Vjetorin E Tij Po Dekoron Skenën Për Një Rend Të Ri Botëror

nga Firuz Osman | Publikuar në Jan. 29, 2019, 2:51 a.m.

Shkurtimisht Irani po qëndron në vendin e sfidimit për lirinë dhe pavarësinë e vërtetë. Me të vërtetë është tejet e vështirë që të dyshosh se është një pikë kthimi për historinë bashkëkohore Revolucioni Islam i cili po përgatit skenën e një rendi të ri botëror duke ndryshuar dinamikat e Lindjes së Mesme 40 vite më parë.

Dyzetë vite më parë ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme. Shah Rizai i dinastisë pehlevite i vendosur nga ana e CIA-s u arratis nga Irani me shpërthimin e Revolucionit Islam Iranian nën udhëheqjen e Ajetullah Ruhullah Humejnit më 1 shkurt 1979.

Vendet perëndimore dhe Izraeli të cilët kishin sunduar dhe shfrytëzuar rajonin e pasur me naftë, nëpërmjet vendosjes së regjimeve arabe kukulla, kishin filluar që të ndiheshin të pambrojtur dhe në rrezik.

Irani e ndaloi furnizimin e naftës së tij ndaj regjimit të apartedidit të Afrikës së Jugut 90 % e së cilës kjo e fundit e importonte nga Irani dhe e mbylli ambasadën tij. Më pas brenda tri javësh Irani ndërpreu marrëdhëniet me Izraelin sionist, duke ia dorëzuar ambasadën e tij Organizatës së Çlirimit tëPalestines (OÇP-së). Jasir Arafati kryetari i OÇP-së u bë zyrtari i parë i huaj i cili u ftua në Teheran.

Ky revolucion i papritur, i pandalshëm dhe popullor shkaktoi përhapjen e një vale tronditjejenë rajon dhe në botë si pasojë e mbështetjes së tij në vlerat dhe parimet islame. Ky nuk ishte një lloj grushti shteti në pallatin mbretëror, në të cilin një grup elitë mori pushtetin nga një tjetër grup elitë.

Irani ngiti zërin pa frikë foli kundër hegjemonisë amerikane dhe angleze, si dhe kundër pushtimit sionist të Palestinës dhe të trojeve të saj të shenjta -duke e cilësuar Izraelin si një kancer të injektuar në zemër të botës arabe dhe islame-.

Irani ua kushtoi veten e tij plotësisht çlirimit të Palestinës, duke formuar Boshtin e Qëndresës së bashku me Sirinë, Hizbullahun e Libanit dhe Xhihadin Islam Palestinez dhe Hamasin.

Reagimi i superfuqive sunduese ndodhi pikërisht ashtu siç parashikohej. Perëndimi, Izraeli dhe regjimet arabe despotike vunë në zbatim embargo shumë të rënda dhe ndërmorën një sërë veprimtarish terroriste dhe sabotuese të mbështetura nga shtetet përkatëse kundër popullit dhe zyrtarëve të Iranit.

Saddam Husejni ish presidenti i Irakut sulmoi Iranin, i armatosur me armë perëndimore duke përfshirë këtu dhe armë kimike, si dhe i financuar nga mbretëritë e Gjirit Pers. Lufta e cila zgjati tetë vjet dhe kushtoi çmimin e marrjes së një milionë jetësh.

Organizata Muxhahidin Halk (Muxhahidët e Popullit) (MKO), një grup terrorist i mbështetur nga Perëndimi, bombardoi selitë e Partisë Republikane Islame dhe qendrat e tjera duke vrarë 1200 rreth personalitete udhëheqëse të revolucionit.

SHBA, Arabia Saudite dhe Izraeli vazhdojnë të kërcënojnë Iranin duke kryer sulme pa asnjë shkak, duke vrarë shkencëtarë iranianë, duke nxitur protesta dhe duke krijuar paqëndrueshmëri inxhinierike. Irani është akuzuar në mënyrë të padrejtë për zhvillimin e armëve bërthamore dhe duke e paraqitur atë si një “kërcënim” për paqen dhe qëndrueshmërinë në botë.

Irani nuk ka sulmuar ose nuk kërcënuar që të sulmojë ndonjë vend. Në fakt Irani është i rrethuar nga forcat armiqësore amerikane dhe po përballet me kërcënimin e predhavebërthamore të Izraelit, si dhe të predhave amerikane Cruise, me avionët ushtarakë dhe me luftanijet e armatosura deri në grykë. Irani është i vetëdijshëm se paqëndrueshmëria i Sirisë dhe i Libanit është një hap kundrejt pushtimit të tij.

Pentagoni, 16 agjensi të inteligjencës amerikane, National Intelligence Estimate (Vlerësimi Kombëtar i Inteligjencës) (NIE) dhe IAEA pra të tërë kanë vërtetuar se Irani nuk po zhvillon armë bërthamore dhe nuk përbën asnjë kërcënim ushtarak për askënd. Megjithatë Irani po i nënshtrohet sanksioneve të rënda dhe kërcënimeve të një sulmeve ushtarake nga SHBA dhe Izraeli.

Sërish duke vënë në zbatim të njëjtën fushatë të rreme propaganduese, e cila po përdoret për të bërë bashkë opinionin botëror për luftën kundër Iranit, të sjell ndër mend atë fushatë të përdorur kundër Irakut e cila është krye dhe këmbë e njëjta. Mashtrimi i përdorur më parë se Iraku zotëronte “Armë të Shkatërrimit në Masë”(WMD) është zëvendësuar me mashtrimin e kërcënimit duke paraqitur se Irani zotëron një bombë bërthamore të cilën ai nuk e zotëron.

Irani është bërë dëshmitar i veprimtarive të shkatërrimit, paqëndrueshmërisë dhe ndryshimit të regjimit në Afganistan, Irak, Libi, Egjipt, Liban dhe Siri, kryesisht të zhvilluar nën hegjemoninë e Perëndimit për furnizimet me naftë dhe për të mbrojtur praninëe regjimit sionist.

Perëndimi dhe zëvendësit e tij gjithmonë kanë luajtur kartën përçarëse, doktrinore dhe nacionaliste për të ushqyer mosmarrëveshjen në mesin e muslimanëve. Në këtë rast synimi përqendrohet që me anë të mosmarrëveshjes shiito-sunnite të dobësojë Iranin dhe aleatët e tij strategjikë.

Lufta në Siri është një luftë zëvendësuese kundër Iranit. Si Siria ashtu dhe Irani janë në listën amerikane të “shteteve mashtruese” të cilat gjenden në shënjestrën e sulmit ushtarak. Prandaj, një sulm ndaj Sirisë është një sulm ndaj Iranit.

Rrëzimi i qeverisë aktuale siriane të Beshar Esedit, jo vetëm që do të izolojë Iranin, por do të bëjë të mundur që SHBA-ja dhe Izraeli të fuqizojnë sundimin e tyre në rajon dhe të dendësojnë sulmet e tyre kundër Iranit.

Irani gjendet në shënjestër si pasojë e qenies së tij llogorja e qëndresës, e cila është kundër pushtimit nga ana e hegjemonisë së Perëndimit dhe e Izraelit të trojeve arabe dhe islame dhe veçanërisht të vendeve të shenjta. Nëse iranianët do ta pranonin sundimin e rajonit nga Izraeli, atëherë ai do të përqafohej si një mik i nderuar dhe do të notonte në mirësi ekonomike.

Irani jo vetëm që ia doli mbanë që të mbijetonte, por dhetë lulëzonte pa mbrojtjen e Amerikës. Irani mbeti i pavarur me vendosmëri, ai i mbrojtur të drejtat e tij me trimëri dhe ia doli mbanë që të përfitonte përparime dhe zhvillime të pabesueshëm shkencor, pavarësisht embargos së jashtëligjshme të Perëndimit.

Izraeli, Perëndimi dhe sauditët, dështuan që të siguronin dorëzimin e Sirisë, të Hizbullahut, Hamasit dhe Xhihadit Islam Palestinez.Ndërsa tani po zhvillojnë një konferencë e cila ka për synim të drejtpërdrejtë sulmimin e Iranit dhe të aleatëve e tij në Varshavë kryeqytetin e Polonisë.

Mike Pompeo ministri i jashtëm i SHBA-së, ka bërë thirrje për mbajtjen e një samiti në datat 13-14 shkurt, me qëëlimin e krijimit të një “NATO-je Arabe Sunnite” e cila do të udhëheqë sulmin ndaj Frontit të Qëndresës.

Shkurtimisht Irani po qëndron në vendin e sfidimit për lirinë dhe pavarësinë e vërtetë. Me të vërtetë është tejet e vështirë që të dyshosh se është një pikë kthimi për historinë bashkëkohore Revolucioni Islam i cili po përgatit skenën e një rendi të ri botëror duke ndryshuar dinamikat e Lindjes së Mesme 40 vite më parë.



Burimi : crescent.icit-digital.org / Medya Şafak