Sauditët bombardojnë siloset e drithit në Jemen

Publikuar në Jan. 29, 2019, 2:46 a.m.

Forcat e koalicionit saudit kanë bombarduar siloset e drithit në Jemen, i cili po lufton me urinë.

Sipas lajmit të  televizionit Al Meyadin, zëdhënësi i Ushtrisë së Jemenit, gjeneral brigade Yahya Seri  tha se koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar mullit dhe siloset e drithit në  qytetin Al Hudaydah.

Këtë sulm të koalicionit saudit ndaj  nevojave themelore të popullit jemenas, Yahya Seri e ka konsideruar si “frikacak”.

Amerika e cila pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll,  iu kishte nënshtruar presioneve ndërkombëtare, kishte bërë thirrje për ndaljen e luftës në Jemen dhe në bisedimet e udhëhequra nga OKB në Suedi ishte arritur një marrëveshje armëpushimi për AL Hudaydah.

Ndërsa Qeveria Çlirimtare Kombëtare në Sana'a, kryeqytetin eJemenit, po i përmbahet armëpushimit në Hudaydah, koalicioni saudit po vazhdon shkeljet e tij ndaj armëpushimit.

Zëdhënësi i ushtrisë i Jemenit, Yahya Seri ka deklaruar se që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit në Hudaydah më 19 janar, aleatët sauditë deri më tani kanë shkelur armëpushimin 3273 herë .

Në një konferencë për shtyp sot, Yahya Seri gjithashtu tha se ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore kishin goditur rëndë  koalicionin saudit në rajonin Gizan.

Yahya Seri tha se si rezultat i operacionit në shkallë të gjerë të organizuar nga ushtria e Jemenit dhe Komitetet Popullore, janë konfiskuar 15 baza të koalicionit saudit në rajonin në mes të fshatit Hard dhe fshatin Et Tival në provincën Gizan në veriperëndim të vendit.



Burimi : Yakın Doğu Haber