Marzieh Hashemi godet padrejtësinë e SHBA-së në videon e parë pas lirimit

Publikuar në Jan. 26, 2019, 2:14 a.m.

Gazetarja e Press TV, Marzieh Hashemi e ka dënuar arrestimin e saj në Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se çdokush mund t'i nënshtrohet një sjellje të tillë të paligjshme të qeverisë amerikane.

"Dënoj situatën në Shtetet e Bashkuara se individët mund të paraburgosen, arrestohen pa akuzë," tha ajo të enjten në mesazhin e saj ekskluziv për televizionin Press TV.

Hashemi shprehu mirënjohjen ndaj atyre që e mbështetën atë në mbarë botën dhe u bëri thirrje atyre të vazhdojnë të protestojnë kundër sistemit të padrejtë të drejtësisë në SHBA me qëllim të parandalimit të praktikave të tilla "të paligjshme".

"Kërkesa ime është që këto demonstrata të vazhdojnë, që patjetër t'i kemi ato, sepse nuk ka të bëjë me Marzieh Hashemin ... nuk ka të bëjë me mua", pohoi ajo. "Është e rëndësishme të dini se kjo mund të ndodhë me çdo person në çdo kohë në Shtetet e Bashkuara".

Hashemi tha se është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi rreth llojit të trajtimit të cilin e kanë afrikano-amerikanët, myslimanët dhe njerëzit e grupeve të tjera minoritare në SHBA, nga policia dhe agjencitë e tjera të sigurisë.

"Është një thirrje për të gjithë ju që të dilni për demonstrata në qytetet tuaja - kudo që të jeni - t'i dënoni këto ... arrestime të paligjshme dhe burgosje të njerëzve të pafajshëm", përfundoi ajo.

Gazetarja u burgos në Uashington, DC, si dëshmitare materiale më 13 janar dhe asaj i duhej të duronte kushte të vështira në paraburgim.

Ajo u lirua pa akuzë të mërkurën, pas 10 ditësh burgim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së.

Pak pas lirimit të saj, familja e Hashemit tha në një deklaratë se ajo do të qëndroj në Uashington për të marrë pjesë në një protest që do të mbahet të premten në mbështetje të saj.

Burgosja e Hashemit tërhoqi dënimin global.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ndër të tjera e përshkroi këtë veprim si një fyerje të qartë ndaj lirisë së shprehjes dhe një abuzim politik të një individi të pafajshëm.

Ndërsa në paraburgim, burgosëses 59 vjeçare të konvertuar në muslimane, i hoqën me forcë hixhabin dhe i ofruan vetëm ushqime jo të lejueshme sipas fesë islame.



Burimi : Press Tv