Lirohet Marzieh Hashemi

Publikuar në Jan. 26, 2019, 2:12 a.m.

Përgjegjësi i zyrës së mbrojtjes së interesave të Iranit në SHBA, Mehdi Atifet ka thënë se ‘është liruar gazetarja e Press TV, Marzieh Hashemi’.

Në një deklaratë të bërë për IRNA, në SHBA, Mehdi Atifet ka thënë se gazetarja e Press TV, Marzieh Hashemi, është liruar ditën e mërkurë.

Zyrtari iranian në fjalë tha se Irani, që nga orët e para të arrestimit të saj, ishte në kontakt me institucionet dhe qendrat përkatëse, në lidhje me lirimin e saj.

Mehdi Atifet ka raportuar se sipas zyrtarëve të policisë federale të SHBA-së, Marzieh Hashemi nuk ka qenë aspak fajtore dhe ishte mbajtur vetëm si dëshmitare dhe prandaj, ajo është liruar në seancën e djeshme, si dhe shtoi se lëvizja e Ummetit Islamik në Amerikë dhe si demonstratat e mbajtura në Amerikë kanë pasur ndikim në lirimin e Marzieh Hashemit.

Arrestimi i paligjshëm i prezantueses së Press TV të SHBA-së, Merzieh Hashemi, ka shkaktuar reagime të mëdha në botë.



Burimi : Rast Haber