Irani i bënë thirrje ambasadorit zviceran në lidhje me arrestimin e gazetarës së Press TV në SHBA

Publikuar në Jan. 25, 2019, 1:02 a.m.

Irani i ka bërë thirrje ambasadorit zviceran në Teheran për të protestuar ndaj arrestimit "të paligjshëm" që i ka bërë Byroja Federale e Hetimeve (FBI) gazetarës së re të Press TV, Marzieh Hashemi, e cila kishte udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të vizituar familjen e saj.

Në një takim të bërë të martën me të dërguarin zviceran, drejtori i përgjithshëm për Amerikën në Ministrinë e Jashtme të Iranit shprehu protestën e fortë të Republikës Islamike mbi zgjatjen e burgimit të qytetarëve iranian, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qassemi.

Ai shtoi se zyrtari i ministrisë së jashtme iraniane i dorëzoi një notë zyrtare ambasadorit zviceran në shenjë proteste ndaj ndalimit të bërë nga SHBA-ja dhe sjelljes çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj gazetares së Press TV dhe kërkoi lirimin e saj "të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar".

Hashemi, një 59 vjeçare amerikae e lindur në Amerikë, e cila ka jetuar në Iran për vite me radhë, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të St Louis Lambert në Missouri të dielën e kaluar, ndërsa ishte në SHBA për të vizituar vëllain e saj të sëmurë dhe anëtarët e tjerë të familjes .

Ajo u transferua në një qendër burgimi në Uashington, ku ajo u detyrua të heq hixhabin e saj dhe iu ofrua vetëm ushqim i palejuar sipas vlerave të saj islame.

Pas disa ditësh heshtjeje, administrata amerikane konfirmoi të premten se po e mbante Hashemin në burg si "dëshmitarë material" në një rast të paspecifikuar dhe se ajo do të lirohej pasi dëshmoi përpara një jurie të madhe. Ajo u paraqit në gjykatë të premten për herë të dytë për një seancë dëgjimore dhe është paraparë të dalë përpara një jurie të madhe për të tretën herë të mërkurën, më 23 janar.

Zëdhënësi iranian më tej theksoi se sjellja e FBI-së ndaj Hashemit dhe "heshtja e diskutueshme e zyrtarëve amerikanë" mbi këtë çështje janë në kundërshtim me të gjitha angazhimet ndërkombëtare të SHBA-së dhe janë "një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut".

Qassemi tha se qeveria e SHBA-së duhet të mbajë përgjegjësi për të tilla "masa diskriminuese" dhe shkelje të të drejtave të Hashemit.

I dërguari zviceran tha se menjëherë do të njoftojë Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe do t'i raportojë rezultatet në Ministrinë e Jashtme të Iranit.

Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike apo konsullore midis Teheranit dhe Uashingtonit që nga viti 1980, qeveria zvicerane, duke vepruar përmes ambasadës së saj në Teheran, përfaqëson interesat e SHBA-së në Iran.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha të hënën se arrestimi i gazetarës së Press TV dëshmon se Shtetet e Bashkuara po shkelin ende të drejtat e zezakëve.

"Qeveria e SHBA-së duhet të shpjegojë se si Marzieh Hashemi, një gazetare dhe gjyshe, mund të jetë një rrezik i tillë fluturimi që ajo duhet të burgoset derisa ajo të përfundojë dëshminë e saj para një jurie të madhe", - tha Zarif në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Zëvendës Presidenca e Iranit për Gratë dhe Çështjet Familjare denoncoi të dielën arrestimin e gazetares së Press TV.

Duke nxjerrë një deklaratë, zëvendës presidenca shprehu mbështetjen e saj për të drejtat e patjetërsueshme humanitare të gazetares muslimane, duke u bërë thirrje zyrtarëve iranianë që të bëjnë çmos për lirimin e Hashemit.



Burimi : Press Tv