Një i krishterë italian përqafon fenë Islame në Mashhad

Publikuar në Jan. 24, 2019, 1:08 a.m.

Një i ri i krishterë nga Italia e ka përqafuar fenë Islame pas vizitës në Xhaminë e Shejtë të Imamit të tetë, Ali ibn Musa al-Riza, që gjendet në qytetin verilindor të Mashhadit, të Iranit. Në një shfaqje dashurie ndaj Imam Rizait, vizitori italianë ndryshoi emrin e tij në Riza.

26-vjeçari Carmelo Coco është nga ishulli italian i Sicilisë. Ai deklaroi zyrtarisht besimin e tij në Islam  gjatë një ritual të veçantë të mbajtur në Departamentin e vizitorëve jo-iranian të Xhamisë së Imam Rizait.

Myslimani i ri i tha Astan News për vendimin e tij që ia ndryshoi jetën. "Kishte një xhami afër vendit tim të punës. Çdo ditë, unë dëgjoja Ezanin për namaz, nga altoparlantët e xhamisë pesë  herë në ditë. Tingujt qetësues më dhanë një ndjenjë të këndshme. Disi, unë u ndjeva vërtet i lidhur me të, "tha Carmelo.

Tingujte Ezanit më në fund joshën të riun Italian në xhami, ku u njoh me një numër muslimanësh që po luteshin aty. "Megjithatë, unë nuk kam ndonjë informacion në lidhje me fenë apo besimet e tyre", pranoi Carmelo.

Pika e kthesës në jetën e Karmelit filloi me një aksident traumatik.

"Vitin e kaluar, kam bërë një aksident të rëndë që më dërgoi në koma. Mjekët kishin humbur shpresën në rimëkëmbjen time ", kujton Carmelo.   Mes të gjithë zhgënjimit me mbijetesën e Karmelit, shkëlqeu shpresa.

"Një nga miqtë e mi muslimanë  që ulej pranë meje çdo ditë dhe këndon  Kur'anin e Shenjtë për mua", shpjegoi Carmelo.

Tingulli ishte asistues si thirrja e  Ezanit që dëgjoja nga xhamia. "Në  ëndërr, unë mund të dëgjoj tingullin relaksues, dhe kjo më dha një ndjenjë ringjalljeje," tha ai. Për habinë e të gjithëve, Carmelo kthehet në jetë pas disa ditësh. "Mjekët ishin të tronditur dhe e konsiderojnë këtë një mrekulli Hyjnore," 

Pas rimëkëmbjes së tij, jeta e Carmelit ndryshoi në mënyrë dramatike. Ai i detyrohej jetës së tij "Zërit relaksues të Kur'anit". Ai u interesua për të dëgjuar ajetet nga Kur'ani i Shenjtë. "Pra, pa dashje, isha duke ecur në një rrugë nga e cila nuk kam dashur kurrë të kthehem," tha muslimani italian.

Riza pastaj zhvilloi marrëdhënien e tij me miqtë e tij muslimanë për të mësuar më shumë për fenë e re. Ai ishte i vendosur në vendimin e tij. "Unë kam qenë i sigurt se rruga që unë zgjodha do të më çonte në paqe", tha Riza.

Lidhur me mënyrën se si ai zgjodhi Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait për ritualin e konvertimit, muslimani italian tha se konsultohej me një nga miqtë e tij. "Miku im më rekomandoi që unë të vija në qytetin e Mashhadit për t'u njohur me Islamin dhe muslimanët," vuri në dukje ai.

"Lumturia është një bekim i brendshëm, dhe kushdo që dëgjon zërin e tyre të brendshëm, ata do të gjejnë qetësi. Duke vizituar këtë faltore të shenjtë, ndjeva paqen dhe vendosa të bëhem musliman ", shpjegoi ai.



Burimi : Astan Quds Razavi