Zhvillohet protestë jashtë ambasadës zvicerane në Teheran për arrestimin e gazetarës së Press TV në SHBA

Publikuar në Jan. 23, 2019, 4:12 a.m.

Protestuesit iranian u mblodhën jashtë ambasadës zvicerane në Teheran, e cila përfaqëson interesat amerikane, për të dënuar arrestimin në Uashington të gazetares së Press TV dhe prezantueses së lajmeve, Marzieh Hashemi.

Gjatë demonstratës të dielën, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetares amerikane, e cila është burgosur në Shtetet e Bashkuar.

Në mesin e protestuesve kishte student të universiteteve, puntorë të mediave dhe aktivistë, të cilët thirrnin sllogane dhe mbanin postera në të cilat lexonte “Të lirohet  Marzieh Hashemi”.

Ndërkohë, në twitter ishte organizuar një fushatë me 20 janar në orën 17:00 GMT, si pjesë e një fushate të mediave sociale për të rritur presionin për lirimin e saj.

Hashemi e cila jetonte në Iran për vite me rradhë, u arrestua nga FBI në aeroportin ndërkombëtar në Saint Louis, Mizuri, më 13 janar gjatë një vizite familjare.

Pas ditëve të heshtjes, një urdhër federal i gjykatës amerikane konfirmoi të premten se ajo ishte arrestuar në një urdhër "dëshmitar material" dhe nuk u akuzua për ndonjë krim.

Urdhri i gjykatës gjithashtu vuri në dukje se Hashemi pritej të lirohej nga një institucion paraburgimi në Uashington pasi dëshmoi para ‘një jurie të madhe që heton shkeljet e ligjit penal amerikan’.

Deri më tani, gazetarja ka bërë dy paraqitje gjyqësore.

Në një mesazh të lëshuar të shtunën, miqtë dhe familja e Hashemit thanë që ajo duhet të lirohet menjëherë.



Burimi : Press Tv