Irani dhe Belgjika bien dakord të zgjerojnë bashkëpunimin akademik

Publikuar në Jan. 19, 2019, 1:55 a.m.

Ministri i Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë, Mansour Gulami zhvilloi të enjten bisedime me ministrin belg të arsimit të lartë, Jean-Claude Marcourt.

Gjatë takimit, Mansour Gulami vuri në dukje zgjerimin e bashkëpunimit shkencor me vendet evropiane si një prioritet dhe shtoi kualifikimin dhe pozitën ndërkombëtare të universiteteve belge, Irani synon të zgjerojë lidhjet e tij akademike me këtë vend.

Jean-Claude Marcourt vuri në dukje historinë, civilizimin dhe pozitën kulturore të Iranit dhe përshëndeti zgjerimin e bashkëpunimit shkencor duke thënë se do të ishte një përparësi në agjendën e tij të punës.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të mbajtur projekte të përbashkëta dhe një program për shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve.

Mansour Gullami, në krye të një delegacioni akademik, mbërriti të martën në Bruksel në Belgjikë për të marrë pjesë në sesionin e tretë të Grupit të Punës për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik midis Iranit dhe Bashkimit Europian.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Gulami bëri një vizitë në Universitetin Leuven dhe mbajti një takim me Komisionerin e BE për Kërkimin dhe Renovimin,  Carlos Moedas.



Burimi : IRNA