11 vjet burg për ish ministrin izraelit

Publikuar në Jan. 14, 2019, 12:19 a.m.

Gonen Segev, një ndër emrat më të lartë në historin e Izraelit, i cili akuzohet për spiunazh, u dënua me 11 vjet burg për spiunazh ndaj llogarisë së Iranit, i cili konsiderohet si një 'armik'.

Duke u bazuar në marrëveshjen me prokurorët të cilët akuzojnë atë me spuinazh ndaj llogarisë së Iranit, parashihen 11 vjet burg për Gonen Segev i cili në mes të viteve  1992 - 1996 ka shërbyer si deputet në Izrael, ndërsa në mes të muajit janar të vitit 1995 e deri në muajin qeshor të vitit 1996, ai ka qenë Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

Duke njoftuar marrëveshjen e Segev me prokurorinë, Ministria e Drejtësisë tha se ish ministri ka pranuar akuzat për spiunazh serioz dhe për transferimin e informacionit tek armiku. Seanca në të cilën do të shpallet zyrtarisht dënimi i tij, do të njoftohet më 11 shkurt.

Rasti i spiunazhit, i cili filloi në korrik, u pa i mbyllur dhe nuk kishte shumë informata për shtypin.

IRANI KISHTE KONFIRMUAR ‘ME KRENARI’

Në fund të muajit gusht, Ministri iranian i inteligjencës Mahmoud Alevi, i cili kishte ndërhyrë në këtë çështje, kishte thënë  se: “Siç e keni dëgjuar kohët e fundit, ne kemi marrë nën kontroll një anëtar të kabinetit të një vendi armik.”

“Njësia kundër spiunazhit e ministrisë iraniane të inteligjencës është një nga më të fuqishmet në shërbimet e inteligjencës në botë.”

‘SPIUNAZH PËR 6 VITE’

Sipas shërbimit të brendshëm të inteligjencës izraelite, Shin Bet, Segev kishte krijuar kontakt me autoritetet  në Ambasadën iraniane gjatë kohës kur ai ishte në Nigeri. Ai ka spiunuar për Teheranin për të paktën 6 vjet dhe madje ka pasur edhe kontakte me agjentët e inteligjencës izraelite në një shkallë globale. Ai i ka dhënë Iranit informacione veçanërisht në lidhje me tregun e energjisë, rajonet me kontrakte të ndjeshme nga pikëpamja e sigurisë në Izrael si dhe në lidhje me zyrtarët për bërjen e sigurisë politike të Izraelit.

Seger i cili është arsimuar për bujqësi, mjekësi dhe administratë publike, ka lindur në vitin 1956 dhe ka një jetë e cila mund të konsiderohet ‘shumë e lëvizshme’.

KONTRABANDË ME 30 MIJË PILULA EKSTAZI

Segev, i cili hyri në radhët e udhëheqësit të Partisë Laburiste, Yitzhak Rabin nga një parti ultranacionaliste dhe i cili shërbeu në qeverinë e tij, dha votën vendimtare për ratifikimin e marrëveshjes së paqes të Oslo II me palestinezët, u largua nga politika pas vrasjes së Rabinit. Por ai ishte dënuar me 5 vjet burg duke u akuzuar për falsifikim dhe përdorim të pasaportave diplomatike, përpjekje për futje të 30 mijë pilulave ekstazi nga Holanda në Izrael, mashtrime me tregti elektronike, për korrupsion me kartë krediti që nga viti 2004.

ISHTE NË DORËN E PERSONELIT DIPLOMATIK IZRAELIT NË NIGERI

Segev shkoi në Nigeri në fillim të vitit 2007 kur ai u lirua për shkak të sjelljës së mirë, dhe sipas Shin Bet, ai atje ndoqi një karrierë ‘spiunimi’.

Segev  filloi të punonte si mjek për stafin diplomatik izraelit në Abuja dhe komunitetin hebre, dhe  mori një letër vlerësimi nga Ministria e Jashtme izraelite për shkak se kishte shpëtuar jetën e një roje izraelit të sigurisë. Në vitin 2016, kërkesa e tij për rikthimin e lejes për të shërbyer si doktor në Izrael, u refuzua.



Burimi : Sputnik News