Shpallen statistikat e krimeve të sauditëve në Jemen

Publikuar në Jan. 14, 2019, 12:15 a.m.

Në një deklaratë të bërë në një konferencë ditën e hënë, Zëdhënësi zyrtar i Qeverisë Kombëtare të Jemenit,  ka shpallur statistikat e krimeve të luftës të tmerrshme dhe çnjerëzore të koalicionit Saudi – Emirate të Bashkuara Arabe, që zgjatën nga 26 marsi 2015 deri në fund të vitit 2018.

Seyfullah al Shami u shpreh se: “Koalicioni Saudi – Amerikë – Emirate të Bashkuara Arabe ka vrarë 15 mijë e 359 civil dhe ka plagosur 24 mijë e 121 të tjerë  në luftën e tmerrshme dhe çnjerëzore në Jemen, e cila zgjati nga 26 marsi 2015 deri në fund të vitit 2018.”

Seyfullah al Shami vuri në dukje se: “Përveç kësaj, 17 mijë e 608 pacientë meshkuj dhe femra vdiqën për shkak të pushtimit të plotë të Jemenit dhe bllokimit të fluturimit të avionëve nga aeroporti ndërkombëtar Sanaa, madje edhe për trajtimin e civilëve.”

Sipas agjencisë së lajmeve al Mesire, al Shami ka thënë se më shumë se 22 milionë jemenas kanë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të kësaj katastrofe çnjerëzore të shkaktuar nga koalicioni i korruptuar saudit.

Ky zyrtar i Jemenit tha se popullsia e zhvendosur e Jemenit ka arritur në 3 milion 450 mijë njerëz në vend dhe 70 mijë jashtë Jemenit.



Burimi : Rast Haber