Pompeo: Uashingtoni do të dyfishojë presionin ndaj Iranit

Publikuar në Jan. 11, 2019, 12:11 a.m.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se ata do të dyfishojnë presionin e tyre ndaj Iranit në fushat diplomatike dhe komerciale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo foli në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me homologun e tij jordanez Ayman Safadi në kryeqytetin e Jordanit Amman, e cila ishte ndalesa e parë e turneut të Lindjes së Mesme, turne ky i cili do të përfshijë 7 vende.

Duke nënvizuar se Jordania është një partner rajonal strategjik për Shtetet e Bashkuara, Pompeo tha se Amman ka marrë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen paqësore të krizës siriane dhe vuri në dukje angazhimin e vendit të tij ndaj stabilitetit të brendshëm të Jordanisë.

Pompeu përsëriti mesazhet e tij anti iraniane që ai kishte dhënë para vizitës së tij, dhe u shpreh se: “Aleatët amerikanë, duke përfshirë edhe Jordanin, kanë rënë dakord me rrezikun e madh që ka Irani për rajonin. Vendimi i Presidentit për të tërhequr njerëzit tanë nga Siria nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë kapacitetin tonë për të eleminuar këto kërcënime (Iran dhe ISIS).”

Pompeo u shpreh se SHBA-ja dëshiron të jetë  një vend “normal”, duke shtuar se: “Ne do të dyfishojmë presionin mbi Iranin jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe në zonën tregtare.”

‘MUNDËSI PËR DIALOG TË THELLË NË ÇËSHTJEN RAJONALE’

 Ministri i Jashtëm jordanez Safadi gjithashtu vuri në dukje se homologu i tij amerikan kishte bërë një vizitë të rëndësishme në vendin e tij në kohën “e duhur" dhe tha se kishte mundësi të kishte një dialog të thellë me Pompeon lidhur me çështjet që kishin të bënin me rajonin.

Safadi theksoi se ata diskutuan në detaje në lidhje me luftën Palestinë - Izraelit dhe se vunë në dukje se ngrirja e negociatave midis palëve është një situatë e rrezikshme dhe se duhet të shihen horizontet për zgjidhjet politike.

Safadi tha se ata diskutuan edhe  për zgjidhjet politike që do të mbrojnë unitetin dhe stabilitetin e Sirisë, tërheqja e trupave amerikane nga Siria në anën tjetër konfirmoi garancinë e mbrojtjes së kufirit jordanez.

Ministri i Jashtëm jordanez Safadi vuri në dukje se qeveria e Teheranit duhet të vendosë një kufi në politikat e ndikimit dhe të respektojë sovranitetin e vendeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo do të vizitojë Egjiptin, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Omanin dhe Kuvajtin si pjesë e turneut të Lindjes së Mesme.



Burimi : Sputnik News