Kolonët hebrenj organizuan 482 sulme ndaj palestinezëve

Publikuar në Jan. 10, 2019, 9:32 p.m.

Në vitin 2018, kolonët hebrenj të cilët jetojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë kryer 482 sulme kundër palestinezëve.

Gazeta izraelite Haaretz ka vënë në dukje se kolonët të cilët jetojnë në vendbanimet e paligjshme hebrenje në Bregun e pushtuar Perëndimor, vitin e kaluar kanë kryer 482 sulme ndaj palestinezëve, dhe se ky numër është rritur për tri herë, në krahasim me vitin 2017.

Në këtë lajm po ashtu u vu në dukje se pas vrasjes së Ali Devabishe, 18 muajsh dhe babait të tij, Saad Devabishe, në korrik të vitit 2015 nga ana e kolonëve hebrenjë, ka rënë numri i sulmeve në vitin 2016.

Në lajm u tha se numri i sulmeve të organizuara nga kolonët hebrenj nuk përfshinin dy javët e fundit të vitit 2018 dhe se autoritetet izraelite ishin të dobët në zbatimin e ligjeve kur bëhej fjalë për kolonët hebrenj, dhe se të dyshuarit u liruan shpejt dhe këta persona nuk u dërguan në gjykatë.



Burimi : Rast Haber