Rojet e burgut izraelitë sulmojnë të burgosurit palestinezë në burgun Raymond

Publikuar në Jan. 9, 2019, 5:45 p.m.

Rojet e burgut  të Izraelit të dielën sulmuan seksionin 1 në burgun e Raymond dhe sulmuan të burgosurit palestinezë të mbajtur atje.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha në një deklaratë të shkurtër se rojet izraelite hynë në dhomat e burgut, shkaktuan kërdi në to dhe i bartën të gjithë 120 të burgosurit palestinezë në vende të tjera.

Nuk pati hollësira  të mëtejshme për incidentin.

Forcat Pushtuese Izraelite në vitin 2018 arrestuan rreth 6,500 palestinezë. Numri më i madh i arrestimeve u dëshmua në dhjetor.

Ka rreth 6,000 palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 250 fëmijë, 54 vajza dhe gra, 8 deputetë, 27 gazetarë, 450 të burgosur administrativë dhe 750 të burgosur të sëmurë, 200 prej të cilëve kanë nevojë për kujdes dhe trajtim urgjent.



Burimi : The Palestinian Information Center