Turqia garanton Boltonin

Publikuar në Jan. 9, 2019, 5:31 p.m.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton njoftoi se zyrtarët turq u kanë dhënë garanci atyre në lidhje me operacionin.

Një zyrtar i lartë i SHBA-së tha për Reuters se këshilltari Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton kishte paralajmëruar autoritetet turke në lidhje me YPG-në.

Zyrtari amerikan në fjalë tha se Bolton u kishte thënë autoriteteve turke se çdo fyerje ndaj kurdëve është e papranueshme.

Gazeta Washington Post, duke transmetuar nga një zyrtarë i cili mori pjesë në takimin në mes të John Bolton dhe zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin, tha se ky i fundit ka thënë se “presidenti Erdogan ka premtuar se ata nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim agresiv aty ku ka ushtarë turq”.

Është raportuar se John Bolton, shkrimin e presidentit Erdogan në New York Times e ka konsideruar si “të gabuar” dhe “agresiv” dhe e ka kritikuar atë, dhe se fakti se ai nuk është takuar me presidentin Erdogan nuk ka paraqitur problem për shkak se takimi edhe ashtu nuk ishte përcaktuar më parë.

Zyrtari amerikan në fjalë njoftoi se John Bolton ka thënë se trupat amerikane që gjenden në rajonin Tenef në kufirin e Irakut dhe Jordanisë nuk do të tërhiqen në një kohë të shkurtër.



Burimi : Yakın Doğu Haber